Humbja e peshës nuk ndodh brenda natës, kështu që nëse nuk shihni rezultate menjëherë, mund të humbni motivimin dhe më pas të hiqni dorë. Kjo është arsyeja pse trajnerët thonë që të mos e vendosni të gjithë fokusin në qëllimin përfundimtar, por të punoni në krijimin e zakoneve të qëndrueshme.
Këtu janë disa zakone të shëndetshme që mund t’i zbatoni për t’ju ndihmuar të humbni peshë:
- Pini një gotë të madhe ujë kur të zgjoheni.
- Dilni jashtë për 10 minuta.
- Hani perime në çdo vakt, madje edhe në mëngjes.
- Hani proteina dhe fibra çdo herë që hani për për t’u ngopur.
- Bëni diçka çdo ditë që ju bën të qeshni ose redukton stresin, si të shkruani ditar, të lexoni, të kërceni në dhomën tuaj të ndenjes ose të bëni ndonjë art.
- Mësoni një recetë të re të shëndetshme çdo javë.
- Bëni joga relaksuese para gjumit.
Mos harroni se humbja e peshës nuk është të bësh diçka të magjike, por ka të bëjë me zbatimin e një sërë zakonesh të vogla dhe të shëndetshme. Dhe të gjitha këto zgjedhje çojnë rezultate të mëdha, por durimi dhe qëndrueshmëria janë thelbësore.
Burimi: Pop Sugar


