Djali që u kthye në vegjetarian dhe shpëtoi nga aknet!

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

akne23 vjeçari Brajan Turner, ka zbuluar dietën që e ndihmoi të heqë qafe aknet e bezdisshme. Pas përdorimit të shumë mjekimeve për të kuruar aknet, të cilat nuk dhanë asnjë rezultat, Brajan vendosi të kthehej në vegjetarian. Ai thotë me siguri se edhe të tjerët që do të provojnë të njëjtën gjë do të kenë të njëjtin rezultat, madje ai ka postuar edhe një video në rrjetin social Instagram, ku duket shumë qartë ndryshimi para dhe pas vendimit që morri.

Ai thotë : “ Gjithmonë kam pasur akne. Në çdo ditë të jetës time kisha rreth 5-6 akne në fytyrë. Tani që nuk i kam më, të gjithë më pyesin se si i’a dola. Nuk dua t’ju gënjej, për rreth 70 javë kam përdorur një medikament, por ai nuk ishte i dobishëm pasi sapo ndërprisja marrjen e tij aknet më shfaqeshin sërish. Pas përdorimit të shumë metodave të tjera vendosa se gjëja më e mirë që mund të bëja ishte të ndryshoja regjimin tim ushqimor dhe të kthehesha vegjetarian. Që do të thotë se nuk do të konsumoj asnjë pordukt që prodhohet nga kafshët dhe që duhet ta rris shumë sasinë e ujit që do të pi.” Z. Turner thotë me siguri të plotë se personat që do të konsumojnë më shumë perime dhe do të pijnë më shumë ujë do të kenë të njëjtin rezultat.

Pra, nëse keni të njëjtin problem si 23 vjeçari. ja vjen ta provoni edhe këtë mënyrë, skeni ç’humbisni, vetëm se për çdo gjë që vendosni të konsumoni mos harroni të pyesni mjekun e familjes.

Burimi Daily Mail

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë