Djersiteni shumë? Ja çfarë duhet të kini kujdes

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Është krejtësisht normale që të djersiteni në palestër apo kur jeni duke luajtur sporte të ndryshme, por jo aq kur jeni në një darkë romantike apo në zyrë. Shumica e njerëzve djersijnë gati një litër në ditë, ndërsa 3 në 100 njerëz prodhojnë dhjetë herë më shumë djersë çdo ditë. Djersitja e vazhdueshme tregon për aktivizim të  gjëndrave të djersës. Kjo gjendje quhet hiperhidrozë. Pavarësisht nga aktiviteti apo nivelet e stresit, shkaqet mund të jenë nga infeksionet apo problemet hormonale. Trajtimi është i rëndësishëm.Sweating businessman due to hot climate

Nëse edhe ju bëni pjesë tek njerëzit që djersinë shumë, atëherë duhet të kini parasysh këto 6 këshilla:

Shmangni ushqimet pikante dhe kafeinën gjatë stinës së verës

Një kafe e fortë apo ushqimet pikante mund t’ju shijojnë shumë gjatë sezonit të verës, por ata mund të stimulojnë edhe gjëndrat e djersës, duke ju bërë të djersiteni shumë.

“Kafeina dhe erëzat mund të aktivizojnë substancën që mundëson kalimin e impulseve nga një fibër nervore në një tjetër, që gjendet në tru” thotë dermatologia Kelley Redbord. Çdo gjë që stimulon këtë substancë mund të prekë edhe gjëndrat, duke shkaktuar djersitje” shpjegon ajo.

Hidhni deodorant gjatë pasdites

Gjatë darkës prodhohet shumë pak djersë, dhe nëse hidhni deodorant gjatë pasdites, ai do t’ju ndihmojë të jeni të thatë deri nesër në mëngjes.

Mos hidhni deodorant tek pjesët sensitive

Një person ka 2 deri në 4 milionë gjëndra djerse që veprojnë si sistem ftohës i trupit, për ta mbrojtur atë nga nxehtësia e tepërt.

“Duart, këmbët, fytyra, shpina, gjoksi, madje edhe ijet kanë përqendrime të larta të gjëndrave të djersës”, thotë Dr. Glaser. Sprucimi i deodorantit në këto pjesë të trupit do t’ju ndihmojë të qëndroni të thatë, megjithatë duhet të shmangni disa zona të ndjeshme në trup, si fytyra apo pjesët intime.

Konsultoheni me një mjek nëse djersiteni shumë

Përveç temperaturave të larta ose djersitjes nga aktiviteti fizik, edhe emocionet  (si stresi gjatë një interviste pune) mund të shkaktojnë djersitje. “Gjithçka që mund të bëni për të lehtësuar ankthin, si frymëmarrja e thellë ose teknika të tjera relaksuese, do të ulin stimulimin e substancave që shkaktojnë djersitje” thotë dr. Redbord.

“Nëse djersiteni shumë kur jeni në një situatë stresuese, si duke folur në publik, duhet të konsultoheni me një mjek që t’u shpjegojë pse ndodh një gjë e tillë dhe t’ju rekomandojë ndonjë trajtim që mund të ndalojë djersitjen në këto situata”, këshillon ai.

Merrni në konsideratë opsionet e ndërhyrjeve kirurgjikale

Nëse deodoranti nuk arrin të ndalojë djersitjen, ju mund të konsultoheni edhe me një doktor për të bërë injektime të botoksit, të cilat janë aprovuar nga FDA në vitin 2004 për trajtimin e hiperhidrosës. Një tjetër trajtim i njohur si procedura miraDry është aprovuar nga FDA viteet e fundit për trajtimin e kësaj gjendjeje, dhe shumica e doktorëve kanë filluar ta ofrojnë për pacientët e tyre.

“Procedura miraDry eliminon gjëndrat e djersës poshtë krahëve në mënyrë të sigurt, duke ndaluar djersitjen e tepërt”, shpjegon dermatologu Jeffrey Klein.

 Burimi: Men’s Fitness / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës