Do të flesh më mirë? Ha më shumë oriz!

Orizi ka një tregues glicemik më të lartë se si i ushqimeve të tjera të pasura me karbohidrate, si makaronat apo buka, dhe rrit nivelin e një proteine Oriziqë rregullon nivelin e serotoninës, të njohur si “hormoni i humorit të mirë” ku përfshihet dhe mekanizmi i fjetjes. Kjo është ajo çka është publikuar në revistën “Plos One”, ndërsa studimi është kryer nga Universiteti Mjekësor Kanazava, në Japoni.

Studimi ka përfshirë 1848 vetë të moshës 20-60 vjeç në mënyrën se si ushqehen, duke i bërë të mbajnë shënim të gjitha herët që hanin makarona, bukë apo oriz, dhe duke vlerësuar kështu cilësinë e gjumit nisur nga niveli i tyre.

U zbulua se personat që hanin më shumë oriz krahahsuar me karbohidratet e tjera si makaronat apo buka, flinin më qetë.

Studimi ngriti hipotezën se orizi ka një tregues glicemik më të lartë se ushqimet e tjera me karbohidrate që rrit nivelin e triptofanës, një lloj proteine që ndikon në prodhimin e serotoninës. Kjo e fundit mes funksioneve të tjera ka edhe ndikimin në cilësinë e gjumit./ANSA

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet