Doktor, si mund ta menaxhojmë stresin?

Nga mjeku fizioterapist Petrit Drini:

Nëse keni idenë se stresi në jetën tuaj ka dalë jashtë kontrollit, ju mund të kontrolloni reagimin ndaj stresit. Menazhimi i stresit është thjesht kujdes, kontroll mbi mendimet tuaja, emocionet, agjenda, mjedisi dhe mënyra se si zgjidhni problemet tuaja.

stres puneMenaxhimi i stresit mund të përmblidhet me katër fjalë.

Parandalo – Mëso të thuash jo. Bëj dallimin midis atyre që duhen patjetër dhe atyre gjërave që mund të bëhen.

Alterno situatat – Nëse nuk mund të eliminosh një situatë stresuese, mundohu ta ndryshosh atë. Përpara se të përfshihesh në situata stresuese ku emocionalisht do të kesh vështirësi të mëdha, mundohu t’ua shpjegosh këtë situatë të tjerëve dhe të mund të kujdesen për ty.

Përshtatja ndaj shkaktarit të stresit – Kur nuk mund të ndryshosh shkakun e stresit, provo të ndryshoni veten. Përpiqu të reduktosh problemin ose të përqendrohesh në gjërat pozitive të jetës tënde. Bëj ato gjëra që të japin kënaqësi dhe të gëzojnë.

Prano gjërat që nuk mund t’i ndryshosh. Do të ketë gjithmonë shkaktarë stresi në jetën tënde dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë. Mëso të pranosh të pashmangshmen sesa të shkosh kundra dhe ta bësh situatën edhe më stresuese. Mëso të pranosh që askush nuk është perfekt, përfshirë edhe ty vetë.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare