Doktorët rrisin veshin në krahun e pacientit, për t’i rikthyer dëgjimin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një kirurg plastik në Kinë ka rritur një vesh artificial në krahun e një burri, i cili doli vullnetar t’i nënshtrohej kësaj procedure mjekësore. Pacienti, me mbiemrin Ji, humbi veshin e djathtë gjatë një aksidenti. Mjeku Guo Shuzhong, nga një spital në Xi’an, në provincën kineze Shaanxi, përdori kërcin e brinjëve të z. Ji për të ndërtuar veshin e ri, të cilin do ta transplantojë në kokën e pacientit brenda 4 muajsh.vesh

Pacienti deri tani i është nënshtruar disa operacioneve për të rikthyer lëkurën e fytyrës dhe faqeve, ndërsa për veshin e djathtë nuk kishte asnjë procedurë mjekësore tradicionale që mund t’ia rikthente.

Doktor Guo ka kryer transplantin e parë të fytyrës në Kinë në vitin 2006. Tani ai ka vendosur të kryejë edhe transplant të veshëve. Këtë transplant ai do ta kryejë nëpërmjet tri procedurave.

Fillimisht dr. Guo me ekipin e tij futën një pjesë lëkure nën krahun e djathtë të z. Ji. Më pas ata morën kërcin nga brinjët e z. Ji për të krijuar një vesh të ri para se ta ngjisnin organin artificial në krahun e djathtë të pacientit.

Në fund mjekët do të heqin veshin e rritur plotësisht nga krahu i pacientit për ta transplantuar në kokë. Tani ka mbetur për të kryer vetëm procedura e fundit, që pritet të kryhet pas 3-4 muajsh, kur veshi të jetë rritur plotësisht.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi