Doktori indian do të operojë gruan më të shëndoshë në botë (500 kg)!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

36-vjhecNjë grua egjiptiane, që besohet të jetë gruaja më e shëndoshë në botë (500 kg), së shpejti do të udhëtojë në Indi për t’iu nënshtruar kirurgjisë për humbje peshe.

Eman Ahmed Abd El Aty, 36 vjeç, do të fluturojë në një avion çarter në Mumbai, ku kirurgu dr. Muffazal Lakdawala do të kujdeset për operimin e saj.

Ambasada Indiane në Kajro fillimisht mohoi kërkesën e saj për vizë, pasi nuk ishte në gjendje për të udhëtuar.

Pasi kirurgu bisedoi me ministrin e Jashtëm të Indisë, vendimi ndryshoi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Sushma Swaraj, i cili është vetë në spital në pritje të një transplanti të veshkave, ju përgjigj kërkesës për ndihmë nga kirurgu i 36 vjeçares.

uioFamilja e zonjës Abd El Aty thotë se ajo nuk ka qenë në gjendje të largohet nga shtëpia për 25 vjet dhe tani ajo peshon 500 kg.

Nëse pesha e saj është e vërtetë, atëherë ajo mund të konsiderohet gruaja më e rëndë në botë se sa mbajtësi aktual i rekordit Guinnes,  Pauline Potter i Shteteve të Bashkuara, i cili peshonte 292 kg  në vitin 2010.

Dr. Lakdawala tha se motra e znj. Abd El Aty e kontaktoi në tetor dhe ai filloi gjetjen e fondeve për ta sjellë atë në Indi, pasi familja e saj ishte shumë e varfër dhe nuk mund të mbulonte shpenzimet e fluturimit.

“Ne po e presim fluturimin e saj në Mumbai javën e ardhshme sapo formalitetet  të jenë gati” tha ai.

Dr. Lakdawala beson se znj. Abd El Aty nuk ka elefantiazë, siç ishte diagnostikuar më herët, por vuan nga lymphoedema.

“Ajo do të duhet të qëndrojë në Mumbai për dy deri në tre muaj për kirurgjinë dhe trajtimin, pas së cilës do të mund të kthehet në shtëpi. Abd El do t’i duhen dy deri në tre vjet për të arritur peshën nën 100 kg”, thotë kirurgu.

Burimi: BBC

 

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj