Doni të dobësoheni? Pini birra

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

birre

Një lajm i mirë për konsumuesit e birrës. Një studim i ri i kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Shtetit Oregon ka zbuluar se xanthohumol, një flavonoid i gjetur tek birra, ndihmon për t’u dobësuar dhe ul nivelet e kolesterolit.

Ata kryen një eksperiment tek minjtë për të testuar këtë përbërës. Studiuesit i ndanë 48 minj në dy grupe. Të dy grupet u ushqyen me dieta me yndyrë, por njërit grup iu dha 30 deri në 60 miligramë xanthohumol në ditë, sipas peshës trupore për 12 javë.

Minjtë që morën dozën më të lartë të këtij përbërësi pësuan ulje të niveleve të kolesterolit me keq me 80% dhe peshonin 22% më pak se grupi tjetër, edhe pse u ushqyen me të njëjtën dietë të pasur me yndyrë.

Fatkeqësisht, nivelet e këtij përbërësi në birrë janë shumë të vogla, prandaj efekti për t’u dobësuar është i vogël. Gjithsesi mund t’ju ndihmojë që të mos shtoni në peshë.

Birra ofron edhe përfitime të tjera për shëndetin, si: ul rrezikun për të pësuar sulm në zemër, forcon kockat, mbron kundër diabetit etj (lexo më tepër këtu).

Për birrë të freskët, ne ju sugjerojmë “Te Stela Resort“.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin