Doni të eliminoni dhjamin në pjesën e sipërme të trupit? Kjo është mënyra më efikase!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

bark-3Ushqimet e përpunuara, të pasura me sheqer, për shkak të çmimit jo të lartë po bëhen ushqimet më të konsumuara pothuajse për të gjithë. Shpesh i mendojmë si një mënyrë e shpejtë dhe e lirë për të kaluar të paktën një vakt të ditës. Prandaj nuk është habi që shumica prej nesh të vuajnë nga dhjami i tepërt i depozituar në pjesë të ndryshme të trupit.

Nëse doni të rrisni cilësinë e jetës tuaj dhe të shpëtoni nga dhjami i depozituar, sidomos në zonën abdominale (pjesa e barkut) duhet të merrni në konsideratë ndjekjen e një diete të rregullt me ushqime të shëndetshme dhe cilësore.

Ushqime që janë të pasura me fibra: Rekomandohet të merrni 25 deri 35 gram fibra të shëndetshëm çdo ditë për rezultate optimale. Suplementet janë gjithashtu mënyra të përshtatshme për të marrë sasinë e duhur për shkak të formës së tyre të koncentruar. Ju mund t’i merrni ato në formë pluhuri apo në formë pilule.

Fruta dhe perime: Shumë njerëz janë befasuar kur kanë konstatuar se përgjigja për problemet e tyre me tretjen e ushqimit gjenden pikërisht rreth frutave apo perimeve. Ato janë të larta në fibra dietike dhe përmbajnë të tjera komponime si antioksidantë, vitamina esenciale dhe minerale. Studimet tregojnë se perimet jeshile të cilat janë të pasura me klorofil janë veçanërisht efektive në mbrojtjen e aparatit tretës.

Ushqime të pasura me probiotikë: Ato përmbajnë fibra të tretshme të cilat ndihmojnë në eliminimin e toksinave nga trupi. Ushqime të tilla si kos dhe lakër turshi, si dhe pije të fermentuara si kefir dhe janë zakonisht të pasura me probiotikë.

Ujë: Një faktor i rëndësishëm që çon në akumulimin e dhjamit është dhe dehidratimi. Përfshirja e më shumë lëngjeve në rutinën tuaj të përditshme është kyç në arritjen tretjes së duhur. Kujdes! Duhet të shmangni pijet që përmbajnë kafeinë dhe alkool pasi stimulojnë dehidratim.

Omega3: Dieta mesatare në shoqërinë tonë nuk është e mjaftueshme për këtë central elektrik të shëndetshëm. Vajrat Omega 3 kontribuojnë në funksione të ndryshme të trupit një prej të cilave është dhe sistemi tretës. Ushqime të tilla si peshk, arra dhe vajra gatimi të shëndetshme janë të gjitha të pasura me Omega 3,

Burimi: healthyandnaturalworld

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet