Doni të holloni kofshët? Ja mënyra më e mirë për ta arritur këtë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Pjesa e poshtme e trupit është e vështirë për t’u dobësuar sepse dhjami i krijuar në këtë zonë është më i fortë dhe më i përqëndruar se në pjesët e tjera të trupit.

kofshePërveç përzgjedhjes së një diete të mirë ushqimore, ju duhet të bëni edhe aktivitet fizik për të holluar kofshët. Duhet të keni kujdes në përzgjedhjen e ushtrimeve fizike sepse mund ta përkeqësojnë problemin tuaj. Asnëjherë mos bëni ushtrime fizike me pesha sepse ato i rrisin muskujt e kofshëve dhe vitheve dhe i bjnë ato të duken më të mëdha. Një alternativë e mirë për këto raste janë vrapi, litari, biçikleta, ecja dhe ushtrimet e tjera kardio.

Një mënyrë e thjeshtë dhe e mirë që mund ta aplikoni çdo ditë në shtëpi është mbështjellja e kofshëve me qese. Së pari lyeni kofshët me vaj kokosi dhe më pas mbështillini ato me qese. Vishni një palë strece të ngushta në mënyrë që qesja të fiksohet mirë. Nëse këtë rutinë e shoqëroni me aktivitet fizik rezultatet do të jenë më të shpejta e më të kënaqshme sepse qesja nxit djersitjen në kofshë.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?