Kur përpiqeni të humbni peshë, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme dhe stërvitja e rregullt janë praktika të rëndësishme për t’u bërë. Por ka edhe ndryshime të vogla që mund t’i provoni gjatë mbrëmjes për t’ju ndihmuar të dobësoheni.
Jini të zënë gjatë mbrëmjes: Ndonjëherë njerëzit hanë shumë gjatë darkës sepse janë të mërzitur. Përpiquni të përshtatni disa aktivitete para gjumit. Ecja, shkrimi, biseda me një mik apo leximi i një libri mund t’ju largojë nga të ngrënit e tepërt. Zgjedhja e një hobi të ri si piktura, muzika janë një mënyrë tjetër fantastike për t’u shpërqendruar.
Flini mire: Besojeni ose jo, gjumi i mjaftueshëm ndihmon kur përpiqeni të humbni peshë. Të pasurit një orar të rregullt gjumi ndihmon shumë.
Bëni aktivitet fizik: Aktiviteti fizik gjatë pasdites është shumë i dobishëm. Ushtrimet si stërvitja me intervale të shkurtër mund të ndikojë në humbjen e peshës. Gjithashtu mos punoni shumë vonë. Jini të relaksuar të paktën një orë para se të flini.
Mos hani para gjumit: Shumë njerëz që hanë natën vonë zgjedhin ushqime me kalori të lartë, gjë që sjell shtim në peshë. Ushqimet dhe vaktet e vonshme e bëjnë më të vështirë të flini gjumë. Përpiquni të qëndroni jashtë kuzhinës disa orë para gjumit derisa të zgjoheni të nesërmen në mëngjes.
Bëni gati drekën për ditën tjetër: Zakonisht ushqimi jashtë nënkupton më shumë yndyrë. Por kur gatuani vetë ushqimin do të keni mundësi të hani shëndetshëm. Proteina si bajame, drithëra, qumështi me pak yndyrë, shumë fruta dhe perime.
Fikni TV: Edhe pse mund të dëshironi të shikoni televizor gjatë darkës, shpërqendrimi ndaj ekranit gjatë ngrënies mund t’ju bëjë që ta teproni. Mund t’ju tërheqë vëmendjen nga sa dhe çfarë hani.
Lajini dhëmbët menjëherë pas darkës: Për të inkurajuar veten që të shmangni ushqimin gjatë darkës, bëjeni zakon të lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies. Nëse dhëmbët janë tashmë të pastër, me siguri do të mendoni dy herë para se të hani sërish.
Lehtësoni stresin: Stresi mund të ndikojë në shtimin në peshë. Mundohuni të gjeni kohë për t’u çlodhur gjatë darkës. Teknikat e frymëmarrjes së thellë dhe meditimi janë mënyra të shkëlqyera për t’u çlodhur. Ulja e niveleve të stresit gjithashtu mund të bëjë mrekulli për cilësinë dhe sasinë e gjumit që merrni.
Burimi: WebMD


