Kryefaqja Lifestyle Doni të humbni peshë? Kjo eshte mënyra ideale

Doni të humbni peshë? Kjo eshte mënyra ideale

0
Shpërndaje

Nëse dëshironi të humbni peshë, shtimi i më shumë ujit të pijshëm në dietën tuaj mund t’ju sjellë dobi. Këtu keni disa informacione se si funksionon kjo. Pesha e trupit tuaj varet nga sa kalori konsumoni në krahasim me sa kalori shpenzoni. Uji i zakonshëm shton zero kalori në dietën tuaj, kështu që një rritje e konsumit të ujit nuk do të shtojë ndonjë shtesë ne peshen tuaj.

Përveç kësaj, uji mund të ju bëjë të ndiheni më të ngopur dhe të kënaqur nëse jeni duke ngrënë ushqim që përmban shumë fibra. Fibrat e tretshme përdorin lëngje për të krijuar një substancë të ngjashme me xhelin që ngadalëson tretjen, që do të thotë që ushqimet që hani, marrin më shumë kohë që trupi i njeriut të përthithë.

Ka , disa studime që sugjerojnë që perdorimi i dietave te ujshme mund të ndihmojë në uljen e peshës trupore. Pra, uji mund të jetë vërtet i dobishëm për humbjen e peshës. Ai është 100% pa kalori, ju ndihmon të digjni më shumë kalori dhe madje mund të frenoje oreksin tuaj nëse konsumohet para ngrënies.

Përfitimet janë edhe më të mëdha kur zëvendësoni pijet me sheqer me ujë. Kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë për të ulur marrjen e sheqerit dhe kaloritë. Por mos kujtoni se përdorimi i ujit të ftohtë i djeg më shumë kaloritë që merrni.

Por sidoqofte pirja e ujit, të ngrohtë ose të ftohtë, e mban trupin tuaj të shëndetshëm dhe të hidratuar. Uji i ngrohtë gjithashtu mund të përmirësojë tretjen, të lehtësojë mbingarkesën, dhe madje të nxisë relaksimin, krahasuar me pirjen e ujit të ftohtë. Pirja e ujit ndihmon për të mbajtur në lëvizje sistemin e tretjes. Ndërsa uji lëviz nëpër stomak dhe zorrë, trupi është më i aftë të eleminojë mbeturinat.

Pra pirja e ujit të ngrohte është veçanërisht e efektshme për aktivizimin e sistemit të tretjes. Në shumë raste, pirja e ujit është një mënyrë efektive për lehtësimin dhe parandalimin e kapsllëkut. Pirja e ujit të ngrohte mund të ndihmojë në zbrazjen e zorrëve tuaja. Kur kjo të ndodhë, mbeturinat e ushqimit në zorrët tuaja janë në gjendje të eliminohen nga trupi juaj.

Si përfundim pirja e ujit të ngrohte rregullisht ndihmon në uljen në peshë dhe mund t’ju ndihmojë të mbani të rregullta lëvizjet e zorrëve.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here