Doni të jeni më të zgjuar? Konsumoni këto 5 ushqime

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Po bëni gjithçka mundeni për të mbajtur gjallë kujtesën?

Sigurohuni të merrni sa më shumë lëndë ushqyese që ju ndihmojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e memories dhe inteligjencës.

Nuk keni pse të blini suplemente të shtrenjta në farmaci – të gjitha gjërat e nevojshme mund t’i gjeni në supermarketin afër dyqanit të shtëpisë.

Ekspertja britanike Cassandra Barns ka zbuluar 6 ushqimet që ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.

Salmoni

salmon

Peshqit e yndyrshëm, si salmoni, janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të quajtura DHA.

Kjo lëndë ushqyese është shumë e rëndësishme për funksionimin e trurit. Studime të ndryshme kanë treguar se furnizimi me këtë lëndë ushqyese ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe rritjen e koeficientit të inteligjencës tek fëmijët.

Salmoni është gjithashtu i pasura me vitaminat B, përfshirë këtu edhe vitaminën B12, e cila është e rëndësishme për mbajtjen e shëndetshme të nervave dhe qelizave të trurit.

“Është me të vërtetë një super ushqim për trurin” thotë znj. Barns.

Farat e kungullit

fara

Ato janë një nga burimet më të mira të zinkut, i cili është jetësor për funksionin e njohjes – aftësia jonë për të menduar, mësuar dhe arsyetuar.

Farat e kungullit janë gjithashtu të pasura me magnez, që ndihmon në transmetimin e sinjaleve nervore në të gjithë trupin, si dhe acide yndyrore dhe proteina të rëndësishme për trurin.

Vezët

veze-e-zier

Veza është një ushqim fantastik për shumë arsye – jo vetëm për trurin.

Të verdhat e vezës janë të pasura me kholine, një substancë e ngjashme me vitaminat që shërben si mbrojtëse për fibrat nervore, përfshirë edhe trurin.

Kjo substancë mund të përdoret gjithashtu për të prodhuar neurotransmetuesin acetykholine, që është i rëndësishëm për memorien dhe të mësuarin.

Vezët janë edhe burim i mirë i vitaminave B dhe hekurit, që mbështesin sistemin nervor dhe aftësitë njohëse.

Algat e detit

alga-deti

Ushqimi i preferuar i japonezëve njihet për përmbajtjen e lartë në minerale, sidomos jod, që është shumë e rëndësishme për shëndetin.

Ashtu si magnezi, edhe jodi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e sistemit nervor dhe, ashtu si zinku, mbështet funksionin njohës.

 Çokollata e zezë

ccokollate

Çokollata mund të jetë gjithashtu një ushqim i mirë për trurin. Së pari, për shkak të kakaos, i cili është i pasur me flavonoide. Këto substanca bimore mendohet se kanë një efekt të fuqishëm antioksidues – edhe për trurin.

Studime të ndryshme kanë treguar se ato ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së alcajmerit.

Përveç kësaj, kakao është i pasur edhe me magnez, hekur dhe zink, që luajnë një rol kyç në sistemin nervor.

“Duhet të shmangni çokollatat me përmbajtje të lartë sheqeri, pasi ato mund t’i bëjnë më shumë dëm se mirë trurit”, paralajmëron znj Barns.

Boronicat

boronica

Studimet kanë treguar se konsumi i boronicave është i rëndësishëm sidomos në moshë më të vjetër. Ato janë të pasura me polifenolë, që sigurojnë mbrojtje kundër stresit oksidativ dhe inflamacionit, që mund të çojnë në dëmtim të trurit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave