Doni të jeni në formë dhe të shëndetshëm edhe në pleqëri? Kërceni këtë valle

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Miliona njerëz në botë e kanë pasion kërcimin, por shumë pak e dinë se ai i ndihmon të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të mbajnë trupin në formë.

valle greke

Falë kërcimit ju kryeni një aktivitet fizik argëtues dhe në të njëjtën kohë tonifikoni trupin. Një studim i ri ka zbuluar se vallja greke “Zorba” i bën shumë mirë shëndetit. Kjo valle nuk është vetëm një traditë e grekëve, por edhe një shpëtuese e jetës. Hapat energjike të kësaj valle rekomandohen si trajtim për njerëzit që kanë probleme me zemrën. Njerëzit që mësojnë të hedhin hapa të shpejta dhe me forcë mund të ecin më shpejt dhe të hidhen më lartë se ata që preferojnë të hedhin hapa më të ngadalta dhe janë më të përmbajtur, kanë zbuluar shkencëtarët.

Shkencëtarët kanë arritur në këtë përfundim pas një studimi të kryer në Greqi, ku u përfshinë 40 pacientë grekë që vuanin nga probleme kronike me zemrën. Pacientët ishin rreth 73 vjeç. Disa prej tyre u përfshinë në një program kërcimi 3-mujor, ndërsa të tjerët vazhduan jetesën e zakonshme. 3 muaj pas mësimeve javore të kërcimit, rezultoi se zemra e tyre po bëhej më e fortë. Pacientët që mësuan vallen tradicionale greke mund të ecnin gjithashtu më shpejtë se moshatarët e tyre dhe kishin këmbë më të forta.

“Mendojmë që këtë lloj kërcimi ta fusim në programet e rehabilitimit për pacientët me infarkt në zemër”, u shpreh Zakaria Vordos, një fiziolog në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, në Greqi.

Burimi: Yahoo Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?