Doni të jeni të dobët dhe në formë si modelet e Victoria Secret’s. Ja çfarë duhet të bëni

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Miti që modelet e famshme apo siç njihen ndryshe engjëjt e Victoria Secret’s kanë fizik perfetk për shkak të gjenetikës bie poshtë. Në fakt ato ushtrohen çdo ditë, mbajnë një dietë shumë të shëndetshme dhe prandaj janë modelet më të paguara dhe të kërkuara në botë.

Megjithëse ato harxhojnë shumë para për dietologë, trajnerë etj, dietologia që kujdeset për dietën e ëngjëjve të Victorias, Vanessa Paker thotë se ju duhet të ndiqni këto 5 këshilla për të pasur një trup sa më të mirë dhe të shëndetshëm:

victoria secretHani tërshërë në mëngjes: Packer thotë se engjëjt e VS hanë çdo mëngjes drithëra ose tërshërë. Ato janë burim i mirë karbohidratesh dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Pini lëng jeshil pas aktivitetit fizik të mëngjesit: lëngu duhet të përbëhet nga shtrydhja e perimeve të freskëta si spinaq, majdanoz, kastravec, lakër jeshile të cilat mund t’i kombinoni me karrotë, rrepë, selino etj. Në këtë mënyrë ju mund të merrni të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

Shmangni konsumimin e sheqerit: “në një djetë të pastër nuk ka vend për gjera të ëmbla”- thotë Paker.

Shmangni ushqimin e shpejtë dhe gatuani vetë ushqimet e shëndetshme: engjëjt e VS nuk konsumojnë kurrë McDonald’s.

Mos i ndërprisni në mënyrë të menjëhershme “ushqimet e dëmshme”: “unë besoj në ekuilibrin e ushqimeve të mira, ju duhet të dini se çfarë është e mirë për t’u ngrënë”- shtoi Paker.

www.shendeti.com.al/ Burimi: Cosmopolitan

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?