Doni të jetoni më gjatë? Hani fruta të thata

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

fruta te thata

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë fruta të thata rregullisht jetojnë më gjatë dhe janë më pak të rrezikuar të preken nga sëmundje vdekjeprurëse, si kanceri, sëmundjet e zemrës etj. Sipas këtij studimi, konsumimi i rregullt i arrave, gati 30 gramë, në 4-5 ditë të javës i shton njeriut dy vite jetë.

Gratë që konsumojnë një sasi të konsiderueshme frutash të thata dy herë në javë mund të zgjasin jetën e tyre me të njëjtën mënyrë siç ndikon e qeshura.

Nga studimi që kryen kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Harvardit, u arrit në përfundimin se femrat të cilat konsumonin nga një lugë arra të thyera për pesë ose më shumë javë kishin më pak rrezik të vuanin nga një sulm zemre, krahasuar me femrat të cilat konsumonin shumë pak arra.

Përveç se ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, frutat e thata parandalojnë edhe kancerin e gjirit.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?