Doni të jetoni më gjatë? Ja çfarë të konsumoni!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

soje 4Ushqimi që përfshin yndyrna të shëndetshme mund të rrisë shanset për të jetuar më gjatë, sipas kërkimeve të fundit.

Studimi 30-vjeçar në Universitetin e Harvardit, gjeti se njerëzit të cilët konsumojnë yndyrna të pangopura, kanë rrezik shumë më të ulët për të vdekur më herët.

Yndyrnat që gjenden në vajrat e peshkut dhe të perimeve mund t’ju sigurojnë shumë përfitime shëndetësore. Nutricientja Carly Jade Cochrane, zbulon disa ushqime qe permbajne yndyrna të shëndetshme të cilat mund t’i konsumoni pa asnjë ndjenjë faji …

Çokollata:

Çokollate?  E shëndetshme? Kush do ta kishte menduar… Por për aq kohë sa konsumohet në moderim, çokollata mund të jetë e dobishme.

Çokollata e zezë përmban 11 për qind fibra, hekur, magnez, bakër dhe mangan. Ajo është e mbushur edhe me antioksidantë – madje më shumë se boronicat.

Disa nga antioksidantët që ndodhen në çokollatën  e zezë mund të ulin presionin e gjakut dhe t’ju mbrojnë nga kolesteroli i dëmshëm.

Fara liri:

Një filxhan fara liri përmbajnë 48 gram yndyrë të shëndetshme. Ju keni nevojë për vetëm një ose dy lugë në mënyrë që të shijoni përfitimet e saj.

Farat e lirit janë një burim i mirë i omega-3, acide yndyrore, të cilat ndihmojnë për të reduktuar inflamacionin dhe përmirësojne shëndetin e zemrës dhe trurit. Këto fara  përmbajnë shumë fibra, kjo do të thotë se ju ndihmojnë të ndiheni më të plotë dhe të hani më pak.

Provoni përzierjen një lugë gjelle në qumështin ose kosin e mëngjesit , mund ta shtoni gjithashtu  në kos.

Vaji i sojës:

Vaji i sojës- e cila nxirret nga fasulet – është e njohur për aromën e saj neutrale dhe acidet yndyrore të mirë-balancuara. Ajo gjithashtu ofron sasi të lartë të vitaminës E, e cila shërben për parandalimin e dëmtimit të qelizave që mund të çojnë në sëmundje të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Në përgjithësi, vaj i sojës mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular, presionin e gjakut, sëmundjet e zemrës dhe nivelet e kolesterolit, sipas hulumtimeve të fundit.

Vaji i sojës mund të jetë i mrekullueshëm, kur përdoret në sallatë, ose si salcë./dailymail/ shëndeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?