Duhan pas transplantit të organit? Vetëvrasje.

 

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

duhan pirjePirja e duhanit është më e dëmshme për personat që kanë kryer transplant organi krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë.Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim i kohëve të fundit. Ata kanë 10% më shumë shanse se pacientët që nuk pijnë duhan të preken nga tumoret malinj, nga sëmundjet e zemrës dhe nga vdekja. Pacientët që kanë kryer transplant organi, pra kanë marrë një organ në trupin e tyre, duhet të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm mjekësor, duhet të jenë të kujdesshëm me ushqimet dhe trajtimet e tyre sepse nuk duhet që organizmi ta refuzojë organin e ri dhe kjo është arsyeja se përse keta pacientë janë më të rrezikuar se të tjerët për tu prekur nga kanceret e ndryshëm, infeksionet dhe sëmundjet e zemrës.

Studiuesit vlerësuan 73 raste transplantesh, më së shumti u përqëndruan te transplanti i veshkave, zemrës, mushkërive dhe analizuan të dhënat mbi 6 rreziqet më të mundshme para ndërhyrjes kirurgjikale dhe 4 pasoja pas ndërhyrjes.

Burrat  ishin 30% më të predispozuar ndaj fillimit të pirjes së duhanit krahasuar me gratë, gjithashtu njerëzit e rinj dhe të dobët mund ta fillonin atë ndërsa ata më të rritur dhe të shëndoshë jo.

Personat që filluan ose vazhuan të pinin duhan edhe pas ndërhyrjes, kishin 40% më shumë shanse për tu prekur nga sëmundjet e zemrës, 2.58 më shumë shanse për tu prekur nga tumore malinj, dhe 1.74 më shumë shanse për të vdekur në periudhën e rikuperimit pas operacionit.

Këshillohet që personat që do të kryejnë transplant zemre, mushkërie, veshke ose mëlçie duket të heqin dorë nga duhanpirja 6 muaj para operacionit.

Burimi: dailymail / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera