Duhani, përgjegjës për 1 në 10 vdekje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Duhanpirja shkakton 1 në 10 vdekje në të gjithë botën, gjysma e të cilëve jetojnë në vetëm 4 shtete, Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.

Pavarësisht fushatave të shumta ndërgjegjësuese dhe politikave strikte për ndalimin e pirjes së duhanit, numri i konsumuesve është rritur gjithmonë e më shumë ndër vite.

Hulumtuesit shkencorë thonë se shkalla e vdekshmërisë nga duhani mund të rritet edhe më shumë duke qenë se kompanitë po targetojnë tregje të reja, sidomos në vendet në zhvillim.

Raporti ‘Global Burden of Diseases’, i publikuar tek revista mjekësore “The Lancet”, është bazuar tek të dhënat mbi konsumimin e duhanit në 195 shtete midis viteve 1990-2015.

Në raport thuhet se në vitin 2015 gati 1 miliard njerëz ishin duhanpirës të rregullt – një në 4 meshkuj dhe 1 në 20 femra. Krahasuar me vitet ’90, ka një rënie të numrit të përdorueve të duhanit, të cilët ishin në raportin 1 në 3 meshkuj dhe 1 në 12 femra. Megjithatë, me rritjen e jetëgjatësisë së popullsisë, është shtuar edhe numri i përgjithshëm i duhanpirësve, nga 870 milionë që ka qenë në vitin 1990.

Dhe numri i vdekjeve të lidhura me pirjen e duhanit – më shumë se 6.4 milionë në vitin 2015 – është rritur me 4.7% gjatë të njëjtës periudhë.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?