Duhet lexuar! Ja sinjalet që jep trupi dhe ju tregojnë se keni probleme shëndetësore

Trupi i njeriut është një “makineri e madhe” dhe ka mënyrat e saj që tregojnë ndodhitë e gabuara në shëndet. Kur trupi ju dërgon sinjale, ju duhet t’i merrni në konsideratë dhe duhet të konsultoheni me mjekun.

Këmbët e ftohta: mund t’ju tregojnë shumë për gjendjen e zemrës suaj. Çrregullimi i sistemit nervor është i lidhur gjithashtu me ndjesinë e këmbëve të ftohta akull.

sy i kuqDuar të kuqe: tregojnë shpesh për problemet e mëlçisë. Ato mund të shkaktohen nga dermatitis ose ekzema. Duart e kuqe mund të shkaktohen gjithashtu edhe nga alergjia ndaj ushqimeve të caktuara.

Qafë e fryrë: në rastin e enjtjes së qafës që zgjat disa ditë, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj. Kjo gjendje mund të jetë e krijuar nga problemet e gjendres tiroide dhe kjo ndodh zakonisht tek femrat e moshës 20-50 vjeç.

Ndryshimi i ngjyrës së bardhë të syrit: nëse e bardha e syrit nuk është vërtetë e tillë atëherë mund të tregojë një problem që mund të ketë ardhur nga mungesa e gjumit apo e ftohura. Verdhëza apo problemet e mëlçisë mund të diktohen gjithashtu nga kjo gjendje. Nëse e bardha e syrit merr ngjyrë të kuqe atëherë mund të tregojë një sëmundje virale apo hipertension.

Fytyra e kuqe: tek femrat e moshës 30-55 vjeç, ndryshimet e papritura në fytyrë janë të zakonshme. Ato vijnë si rezultat i ndryshimeve hormonale, por edhe nga ushqimet pikane. Në disa raste, fytyra e kuqe mund të tregojë edhe sëmundje kronike të lëkurës.

Ndryshimet e thonjve: thonjtë mund të japin të dhëna të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Nëse vëreni ndonjë anomali në strukturën apo pamjen e thonjve, ju duhet të konsultoheni me një mjek.

Rënia e vetullave: me kalimin e viteve mund të jetë normale rënia e vetullave, por jo në mënyrë drastike. Humbja e papritur e vetullave mund të tregojnë mosfunksionim të gjendrës tiroide.

Buzë të thara e të çara: mund të vijnë si rezultat i ndryshimeve të kohës dhe temperaturës. Ato tregojnë mungesë të vitaminës B dhe zinkut, por mund të jetë edhe një shenjë e infeksioneve fungale.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni