Duhet t’i mbani vezët në frigorifer apo jo? Ja cila është përgjigja!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

A i mbani vezët në frigorifer? Së pari, duhet të dini se një nga rreziqet më të zakonshme të shëndetit, kur bëhet fjalë për vezët, shkaktohet nga bakteri Salmonella.bveze

Sipas gazetës “Food Protection” (JFP), specialistët mjekësorë kanë gjetur se bakteri i salmonelës në vezë shkaktohet më shumë tek vezët që nuk qëndrojnë në frigorifer sesa tek ato që mbahen në frigorifer. Por, gjithashtu duhet të dini se “National Public Radio” shprehet se specialistët e shumtë me të vërtetë besojnë se ftohja e vezëve nuk është e rëndësishme, sepse ekzistojnë edhe mënyra të tjera që mbrojnë ushqimet nga virusi salmonela, duke përfshirë inspektime dhe qëndrueshmëri nga furnizuesi në dyqan. Në vendet evropiane, shumica e pulave janë të vaksinuara kundër salmonelës, kështu që kjo minimizon nevojën për ftohje.

Nëse merrni vezët shumë të freskëta, nga një furnizues lokal, mund t’i ruani ato në temperaturë dhome. Por, nëse i bleni vezët nga dyqani i lagjes, atëherë duhet të vazhdoni procesin frigoriferik. Kjo pasi në temperaturën e dhomës ato do të fillojnë të ngrohen dhe të krijojnë mjedis ideal për zhvillimin e baktereve.

Burimi: http://healthytipsteam.com/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?