Dy përbërës që vihen nën gjuhë dhe ju sigurojnë gjumë të qetë e shëndet të mirë

Mungesa e gjumit mund të ndikojë në shëndet dhe mund të shkaktojë sëmundje dhe probleme serioze shëndetësore. Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët flenë më pak se 6 orë natën, janë të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

ingrediente gjumiRevista Evropiane e Sëmundjeve rishikoi 15 studime mjekësore që përfshinin rreth 475.000 njerëz, përgjatë vitit 2011 dhe tregoi se njerëzit që privoheshin vazhdimisht nga gjumi kishin një rrezik rreth 48% më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet koronare dhe një rrezik rreth 15% më të lartë për të vdekur nga goditjet.

Nga ana tjetër, ishte interesant fakti se nga këto hulumtime rezultoi se njerëzit që flinin 9 orë ose më shumë kishin një rrezik rreth 38% më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe 65% më të lartë nga goditjet. Kjo do të thotë se balancimi është gjëja më e rëndësishme kur bëhet fjalë për çështjen e të fjeturit. Këtu do t’ju paraqesim një recetë natyrale që do t’ju ndihmojë të bëni gjumë të rehatshëm:

Përbërësit: 5 lugë mjaltë organik i papërpunuar, 1 lugë çaji kripë himaljane (në mungesë të saj, kripë të zakonshme)

Përgatitja: miksoni sëbashku këta përbërës dhe vendosini në një kavanoz qelqi. Nëse doni të bëni një masë më të madhe, duhet të mbani parasysh raportin 5:1. Çdo natë para se të flini, duhet të vendosni një lugë çaji nga përbërja nën gjuhë.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve rrit serotoninën, hormon i cili ul nivelin e stresit në mënyrë të natyrshme dhe në të njëjtën kohë ju ofron një gjumë të mirë. Pas kësaj, të nesërmen ju do të zgjoheni më me energji dhe më të gjallëruar.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi