Dy receta gatimi për ata që duan të bien nga pesha

Gazeta “Shëndet+”

Janë të shumtë njerëzit që kanë dëshirë të bien nga pesha e megjithatë e kanë të vështirë. Shumë kufizohen në të ngrënë. Megjithatë një gjë e tillë shpesh çon thjesht në dobësim të muskujve dhe një rënie në peshë fiktive. Që një dietë të bëjë efektin e duhur ajo duhet patjetër të shoqërohet edhe me aktivitete fizike. Nuk flasim për sforcime të mëdha, por në një jetë ku gjithçka bëhet me makinë dhe me kompjuter, atëherë një ecje gjatë pasdites apo një vrap i lehtë, do të jenë tepër të vlefshme për trupin tuaj.

Më poshtë, mund të gjeni disa receta gatimi të mira nëse doni të bini nga pesha.

pure zarzavateshPure zarzavatesh

  • 120 gram karota
  • Selino
  • Një lugë djath parmixhan të grirë
  • 70 gram mashurka
  • 100 gram kungulleshka jeshile
  • Një lugë të vogël vaj ulliri
  • 25 gram qepë
  • 60 gram kungull i verdhë

Përgatitja: prisni në copa të vogla të gjitha zarzavatet dhe lërini të ziejnë me pak ujë. Kalojini në rende për t’i bërë pure duke i shtuar vajin e ullirit dhe parmixhanin.

Supë me speca të ëmbël

  • 50 gram speca të ëmbla
  • 100 gram patate
  • Selino, borzilok, një qepë, majdanoz të grirë
  • 150 gram kungulleshka
  • Një lugë kafeje vaj ulliri
  • 50 gram karrota 40 gram kungull i verdhë
  • 30 gram bukë e thatë

Përgatitja: pasi i keni larë mirë zarzavatet, pritini në copa të vogla dhe vendosini në një tigan qelqi bashkë me qepën e prerë në feta dhe brodon vegjetale. Lërini të ziejnë me pak ujë dhe pak para se t’i hiqni nga zjarri shtojini majdanozin dhe borzilokun. Vendosni bukën mbi pjatat e thella dhe derdhni sipër supën duke e spërkatur me parmixhan të grirë dhe vaj.

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?