Dy superushqime të shëndetshme për zorrët

Dhimbja dhe fryrja e barkut janë simptomat kryesore të sindromës së zorrës së irrituar.

Qumështi i thartuar dhe kosi tradicional ndihmojnë në luftimin e shqetësimeve të tretjes dhe zvogëlojnë fryrjen dhe gazrat. Ky veprim i atribuohet laktobacilit, një bakter që zvogëlon fermentimin në zorrë që shkakton gazra.

Qumështi i thartuar është një zgjedhje ideale për ata që kanë probleme me stomakun ose zorrët dhe nuk mund të pinë qumësht për shkak të intolerancës ndaj laktozës. Gjithashtu, probiotikët që përmban qumështi i thartuar ndihmojnë në rritjen e përthithjes së kalciumit nga zorra e hollë.

Sa i përket kosit, zgjedhja ideale është ajo që ne e njohim si kosi tradicional i deles.

Sigurisht, asnjë ushqim nuk premton mrekulli. Pra, nëse keni shqetësime serioze, mos u mjaftoni me kos ose qumësht të thartë. Është më mirë të konsultoheni me një mjek.

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin