E besoni që është 50 vjeç?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ye Wen_50 vjec.

Me lëkurën pa asnjë rrudhë apo të metë, dhe trupin super të tonifikuar, 50-vjeçarja nga Kina duket dekada më e re. Ye Wen, nëna  e një fëmije, është e fiksuar pas palestrës dhe notit. Ajo nisi të notojë dhe të bëjë palestër kur ishte 30 vjeç. Wen trajnohet çdo ditë tek pishina e saj dhe shkon në palestër 2-3 herë në javë për 2 orë.

Ye Wen_50 vjec_nene

50-vjeçarja shpreson që të veshë bikini edhe kur të shkojë 80 vjeç. Wen u vu në qendër të rrjeteve sociale pas publikimit të një artikulli nga “People’s Daily”, artikull që e bëri femrën më të kërkuar nëpër rrjetet sociale dhe internet, fillimisht në Kinë e më pas edhe në vende të tjera.

50 vjec_nene

Fotot e saj po bëjnë xhiron në internet dhe kanë habitur shumë përdorues të rrjeteve sociale, të cilët nuk e besojnë që Wen është 50 vjeç.

“50 vjeç grua, me një djalë 20 vjeç dhe plot me energji”, shkruan një përdorues i Twitter-it.

Ndërsa një tjetër komenton: “Vërtet e bukur. E admiroj këmbënguljen e saj”.

50 vjec Ye Wen_50 vjec

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave