E besoni që është i njëjti person? Ja si ka arritur të dobësohet

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një mësuese e shkollës fillore ka veshur bikini për herë të parë në jetën e saj pas humbjes së 95 kg dhe heqjes së 5 kg lëkurë të tepërt.obeze

29-vjeçarja Mallory Buettner, nga Quinte West, në Ontario të Kanadasë, iu nënshtrua dy vite më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut pasi pesha e saj kishte kaluar 180 kg.

Më 30 qershor të këtij viti, për të përfunduar transformimin e saj, Mallory iu nënshtrua sërish një operacioni për të hequr nga trupi i saj rreth 5 kg lëkurë të tepërt që i ishte formuar në bark dhe krahë.

Por, mësuesja pagoi shumë shtrenjtë për trupin e ri – duke përfshirë komplikimet në kirurgji, dhe anulimin e martesës me të fejuarin, i cili sipas saj nuk binte dakord me jetën e saj të re.

Mallory ka qenë që e vogël e shëndoshë. Në moshën 10 vjeç ajo peshonte gati 90 kg, ndërsa në moshën 18 vjeç shkoi në 130 kg.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin