E rrallë/ 60-vjeçarja bëhet për herë të parë nënë e dy djemve binjakë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka 

Në moshën 60 vjeç, Zoti e gëzoi me ardhjen në jetë të dy djemve të shëndetshëm. Claudette Cook u martua me bashkëshortin e saj para 10 vjetësh. Një vit më vonë, në moshën 51 vjeç, mjekët i thanë që nuk mund të lindte fëmijë sepse ishte shumë e vjetër. Por kjo nuk e pengoi çiftin që të eksploronte të gjitha mundësitë për t’u bërë prindër. Cook nisi trajtimet e fertilitetit vjeshtën e kaluar, dhe në fillim të këtij viti mori lajmin e gëzueshëm se ishte shtatzënë.claudette-cook

Më 25 shtator të këtij viti, erdhën në jetë djemtë binjakë Isak dhe Isia.

Edhe pse djemtë kanë lindur një muaj para, mjekët thonë se binjakët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata peshojnë rreth 2.3 kg dhe janë lindur me metodën cezariane për të shmangur çdo komplikacion.

Pas një beteje 10-vjeçare për të mbetur shtatzënë, Claudette më në fund ia doli, dhe këtë ajo ia atribuon fatit të saj të mirë dhe sigurisht edhe dietës së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

“Mosha është vetëm një numër para Zotit. Plus që unë isha e shëndetshme dhe në formë”, është shprehur ajo për të përditshmen NBC.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?