E rrallë! Lind “foshnja sirenë”

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

fe,mijaNjë fëmijë ka habitur mjekët në Indi, pasi ka lindur me një sëmundje të rrallë të njohur si “Sindromi  Sirenomelia.”

Tragjikisht i sapolindur, këmbët e foshnjës ishin të ndërfutura së bashku duke ngjarë me një krijesë mitike. Foshnja jetoi vetëm për rreth dhjetë minuta.

Nëna 22-vjeçare, nga Sahranpur, në Uttar Pradesh, Indi veriore, e lindi fëmijën, të premten në mëngjes dhe tregoi se nuk kishte patur asnjë shqetësim deri në javën e 30-të shtatzënisë, edhe pse kontrollet e fundit në ekografi kishin treguar një moszhvillim në veshkave të fëmijës.

Dr. Vandana Arya, gjinekologe në spitalin i cili mbajti fëmijën, ka thënë: “Nuk kam parë kurrë një rast si ky”.

“Kemi parë dhe më parë fëmijë të lindur me deformime, por kurrë në mënyrë kaq ekstreme.  Foshnja lindi me një trup si peshk. Pjesa e sipërme e trupi ishte funksionale, por ajo e poshtme nuk ishte e zhvilluar”.

Nisur nga këto rrethana doktoresha shpjegoi se ishte e pamundur për të përcaktuar gjininë e foshnjës.

Profesor Lindsey Fitzharris, në universitetin e Oxford-it, shpjegon se ky deformim krijohet nga mos furnizimi i mjaftueshëm me gjak në barkun e nënës, ku kordoni umbelikal dështon të krijojë dy arterie.

Në këtë moment, pjesa e poshtme e trupit furnizohet vetëm nga një arterie.

Rastet e “Sindromës së Sirenës”, ose të njohur Sirenomelia, janë shumë të rralla dhe fatale.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur me fëmijën Shiloh Pepin, e cila lindi me po të njëjtën sindromë dhe vdiq në moshën 10 vjeçare në Qendrën Mjekësore Maine, në afërsi të shtëpisë së saj në Kenebunkportit.

Burimi: Dailymail/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?