E vërtetuar shkencërisht: Dy gota verë para gjumit ju ndihmojnë të bini në peshë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Doni të humbisni disa kilogramë? Sipas shkencës, dy gota verë para gjumit janë si një ilaç magjik për të rënë në peshë. Një studim i kryer nga Universiteti i Uashingtonit dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit tregoi se vera ndihmon në rënien në peshë falë një substance të quajtur “resveratrol”.vere Kjo substancë, që gjendet tek vera e kuqe, pret oreksin, që do të thotë se pas një ose dy gota vere nuk do të kontrolloni më frigoriferin.

Studimi i Harvardit, ku u monitoruan 20 mijë femra përgjatë 13 viteve, tregoi se femrat që konsumonin dy gota verë çdo ditë ishin 70% më pak të rrezikuara të bëheshin obeze.

Substanca “resveratrol” gjendet edhe tek luleshtrydhet, manaferrat dhe rrushi, prandaj, nëse nuk ju pëlqen vera, mund të konsumoni këta fruta për të rënë në peshë.

Burimi: Pure Wow / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi