Ecja apo vrapimi? Ja cila është e duhura për rënien nga pesha

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ecja dhe vrapimi janë dy lloje aktivitetesh fizike që ju ndihmojnë shumë të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm e mbi të gjitha të bini në peshë.

ecje vrapimVrapi ka qënë dhe është një nga aktivitetet më të preferuara të njerëzve kur bëhej fjala për rënien në peshë. Ai sjell një sërë përfitimesh si: ndihmon në funksionimin e duhur të zemrës, rrit qëndrushmërinë, rrit sistemin imunitar etj. Por përveç përfitimeve, njerëzit që duan të bien në peshë duhet të kenë parasysh dhe efektet që ju sjell vrapi, sidomos kur janë shumë mbipeshë. Së pari nëse jeni shumë mbipeshë nuk duhet ta filloni aktivitetin tuaj direkt me vrapim sepse do t’ju kontraktojë muskujt dhe do t’ju japë dhimbje në nyje dhe muskuj. Gjithashtu mund t’ju rrise nivelin e sekretimit të kortizolit dhe për pasojë do t’ju japë ndjesi “mjergulle” dhe humbje përqëndrimi.

Ecja është një tjetër formë e aktivitetit fizik sepse ashtu si dhe vrapi ajo vë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit, megjithëse me një intensitet më të ulët. Ecja përveç djegies së kalorive ju mundëson dhe relaksim, ndryshe nga vrapi. Për njerëzit që janë shumë mbipeshë do t’ju këshillohej që ta vazhdonin aktivitetin e tyre si fillim me ecje, gjysmë ore në ditë dhe gradualisht të fillojnë vrapin. / www.shendeti.com.al / Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?