Ecje apo vrap? Ja si të zgjidhni dilemën  

Ecja dhe vrapi janë dy ushtrime aerobike të shkëlqyera, pasi të dyja ndihmojnë në humbjen e peshës,  përmirësimin e gjumit, rritjen e nivelit të energjisë si dhe uljen e rrezikut të kancerit.

ecje vrapNë një studim të publikuar së fundmi, janë krahasuar të dhënat nga dy studime për një periudhë prej gjashtë vitesh. Në studime morën pjesë 33,060 vrapues dhe 15,045 njerëz që ecnin të moshës 18 deri 80 vjeç. Sipas përfundimeve, me të njëjtën sasi energjie të shpenzuar njerëzit që ecnin kanë pasur përfitime më të mëdha shëndetësore krahasuar me vrapuesit.

Vrapi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 4.5%, ecja e zvogëlon atë me 9.3%, ndërsa presioni i lartë i gjakut është zvogëluar me 4.2% duke vrapuar dhe 7.2% duke ecur.

Për herë të parë rreziku i kolesterolit të lartë u ul me 4.3% duke vrapuar dhe 7% duke ecur.

Rreziku i diabetit u reduktua me rreth 12% nga të dy aktivitetet.

Studimi i zhvilluar nga Dr. Paul Uilliams, nga “Lawrence Berkeley National Laboratory” në Kaliforni ka deklaruar se të dy aktivitetet fizike mund të ofrojnë përfitime ideale shëndetësore, sepse ato vënë në lëvizje shumë muskuj të trupit./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?