Edhe pse është shkaktari i tretë i vdekjeve aktualisht, shumë pak po flitet për këtë sëmundje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kur flitet për shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, ka shumë mundësi që mendja t’ju shkojë tek kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Këto janë realisht dy nga sëmundjet që po iu marrin jetën më shumë njerëzve, megjithatë, shumë pak po flitet për shkaktarin e tretë: sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK).

Kjo gjendje e bën të vështirë frymëmarrjen, duke përkeqësuar kollën. Më miliona njerëz në botë janë të diagnostikuar me këtë gjendje. Pavarësisht kësaj, shumë pak vëmendje po i kushtohet krahasuar me sëmundjet  e tjera vdekjeprurëse.

“Është shkaktari i tretë i vdekjeve në SHBA dhe asnjë nuk flet për të”, thotë MacDiarmid.

Kjo ndodh për shkak edhe të natyrës së sëmundjes. Duhanpirja është shkaktari kryesor i sëmundjes pulmonare obstruktive kronike. Rreth treçereku i të sëmurëve me SPOK nuk kanë pirë asnjëherë duhan, dhe në këto raste shkaktarë mund të jenë faktorët mjedisorë, si ajri i ndotur, përveç faktorëve të caktuar gjenetikë.

Edhe pse aktualisht ka më shumë informacione në lidhje me këtë sëmundje krahasuar me një dekadë më parë, akoma është e nevojshme të bëhen kërkime bazike mbi të dhe të gjendjen mënyra më të mira për trajtimin e sëmundjes.

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis