Efektet anësore që shkakton përtypja e çamçakëzit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

SHBA është një nga 3 vendet që ka normat më të larta të konsumit të çamçakëzit në të gjithë botën. Njerëzit përtypin çamçakëz përgjithësisht kur duan aromë më të mirë të gojës. Sipas studimeve të bëra vitet e fundit thuhet se çamçakëzi mund të sjellë efekte negative në organizëm, ja disa prej tyre:

camcakezDhimbje të nofullave: përtypja e shumtë e çamçakëzit mund të shkaktojë deformim të muskujve të gojës, kjo gjë çon në kontraktim të muskujve dhe në dhimbje të tyre. Përtypja e shumtë e tyre mund të çojë në dhimbje veshi, koke dhe dhëmbi gjithashtu.

Probleme gastrointensinale: çamçakëzi ju bën të thithni ajër të tepërt, gjë që çon në fryrje dhe dhimbje barku. Çamçakëzi lëshon acide dhe enzima dhe stomaku do të prodhojë më shumë acide se normalja. Shpesh konsumimi i tepërt i çamçakëzit çon në diarre.

Dëmton dhëmbët: çamçakëzat me sheqer dëmtojnë dhëmbët, madje edhe ata pa sheqer përmbajnë aromatizues acid, të cilët mund të shkaktojnë erozion dentar.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO