Efektet e masazhit kundër celulitit

Praktikat e masazhit mund të jenë një ndihmesë e  çmuar në trajtimin e celulitit gjithnjë kur shoqërohet me ndërhyrje të tjera dhe kryhet nga duart e kujdesshme të një specialist. Në përgjithësi, masazhi ka efekte nxitëse për sistemin qarkullues të gjakut, cift, masazhatë limfatik dhe atë nervor.

Vihet re edhe një rritje e fluksit të gjakut të venave, përmirësim i shkëmbimit të lëndëve dhe pastrim i pjesës që masazhohet. Edhe fundet nervore të lëkurës ngacmohen edhe shkaktojnë një ndjesi çlodhëse. Por ka edhe pasoja të tjera: masazhi shpejton dhe nxit procesin normal të zgjerimit të poreve,  nxit prodhimin e yndyrës së lëkurës dhe të djersës , duke përmirësuar procesin e eliminimit të lëndëve të dëmshme në lëkurë.

Rritja e temperaturës në zonën që i nënshtrohet masazhit, nxit edhe djegien e lëndëve organike, duke përmirësuar përvetësimin e lëndëve ushqyese dhe eliminimin e mbeturinave. Masazhi duhet bërë shpesh dhe disa herë në javë./Shëndet+

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?