Ekografia prekëse, binjaku që po vdes shtrëngon dorën e motrës (Video)

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

ekografi

Një ekografi ka kapur momentin më prekës, ku binjaku që po vdes i ka shtrënguar dorën motrës së tij në mitër. Ian dhe Brittani McIntire, nga Kansas, u gëzuan shumë kur mësuan se do të shtohen dy pjesëtarë të rinj në familje, pasi Brittani ishte shtatzënë me binjakë. Por gëzimi i tyre u kthye në dhimbje kur mësuan se njëri nga fëmijët nuk do të arrijë të mbijetojë, pasi ka një vrimë në zemër dhe një çrregullim të rëndë në tru. Doktorët thonë se e vetmja mënyrë shpëtimi do të ishte një operacion në zemër, por gjendja e trurit të djalit nuk e lejon këtë.

“Prej tij kemi vetëm këtë imazh, – ka rrëfyer nëna për mediat lokale, – që do të qëndrojë gjithmonë me ne. ‘Motra është e vetmja që mundet vërtet t’i qëndrojë pranë atij në këto momente. Është ngushëlluese të dish se nëse ai ndërron jetë, nuk do të jetë vetëm’.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?