Kryefaqja Në sytë e pacientit Ekonomia e lirë e tregut shëndetësor: Dum spiro, spero

Ekonomia e lirë e tregut shëndetësor: Dum spiro, spero

2
Shpërndaje

Rudina Degjoni

Ekonomia e lirë e tregut shëndetësor përballet me sfidën si të plotësojë kërkesat e shumëllojshme e gjithnjë në rritje për shërbime shëndetësore të efektshme, të sigurta cilësore, si të zbatojë politika dhe metoda të reja menaxhuese që sigurojnë përfitim shëndetësor me akses sa më të gjerë nga popullata. Integrimi dhe forcimi i elementeve konkurruese në treg, si dhe përfshirja e konsumatorëve të tregut shëndetësor gjatë zgjerimit të këtij procesi, është në paralelizëm me procesin e zemer e shendetshmendryshimeve ekonomike e sociale të ekonomisë së lirë të tregut shëndetësor. Në një treg të tillë shërbimet duhet të jenë të aksesueshme dhe t’u përgjigjen nevojave, dhe jo të organizuara në mënyrë të tillë për të qenë të lehta për ofruesit e shërbimeve.

Tregu shëndetësor dhe konkurrenca duhet të jenë mjete për një qëllim të caktuar në vetvete. Nëse ato nuk trajtohen si qëllime, objektivat e eficencës, efektshmërisë, aksesit, respektimit të roleve dhe parimi i ruajtjes së solidaritetit social nuk do të arrihen. Konkurrenca në kujdesin shëndetësor krijon premisat që sistemi shëndetësor të ndjekë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimit, por mund të ndodhë që të rrezikojë të shndërrohet në një garë të lodhshme dhe të pafund, prandaj konkurrenca në ekonominë e tregut shëndetësor kërkon monitorim dhe vlerësim të vazhdueshëm.

Zhvillimi i politikave shëndetësore mbështet përdorimin e mekanizmave të sektorit privat për të ndjekur qëllimet e sektorit publik, për këtë arsye duhet të zhvillohen korniza më të forta konceptuale për interpretimin e konkurrencës në tregun e kujdesit shëndetësor. Marrëdhëniet e reja që krijohen në tregun e shëndetit, janë marrëdhënie të ndërthurura me elemente sociale, vlerësuar nga ky këndvështrim,  zgjerimi dhe shtrirja e tyre në tregun shëndetësor nuk varet vetëm nga niveli ekonomik i vendit tonë, por dhe nga forma legjislative, kuadri ligjor dhe rregullator i funksionimit të tij në të gjithë piramidën shëndetësore.

Ajo që mbetet për t’u theksuar, është se koncepti i centralizuar i financimit dhe menaxhimit është një ndër shkaqet kryesore se përse nuk funksionon në vendin tonë tregu i ekonomisë së shëndetit.

Nga “longis imbecillitas” është diagnostikuar e gjithë piramida shëndetësore, sepse komplikacionet e saj krijohen nga vetë faktori “Homo sapiens idaltu” dhe elementët përbërës ekonomiko – social që kontribuojnë në funksion të zhvillimit dhe zgjerimit të ekonomisë së tregut shëndetësor.

Zbatueshmëria e privatizimit të tregut stomatologjik dhe atij farmaceutik e kanë konsoliduar konkurrencën në tregun e lirë shëndetësor si një element të rëndësishëm zhvillues pasi për “Homo sapiens” ka rëndësi raporti efektivitet / eficiencë ose ndryshe raporti kosto / cilësi. Këto janë elemente promotore shumë të rëndësishme për atë që blen shërbimin në tregun shëndetësor, por dhe për financuesin e shërbimeve, shtresave sociale të tregut shëndetësor, pra për shtetin.

Precedenti i elaborimit nëpërmjet kësaj “formule” do të ndikojë mbi objektivat e ndërmjetme sic është përdorimi i shërbimeve, shpërndarja e përgjegjshmërisë, promovimi i transparencës, krijimi i hapësirave të përzgjedhjes dhe përmirësimi i këtyre përzgjedhjeve nga ana e popullatës. Kështu politikat shëndetësore duhet të jenë nxitëse në rritjen e cilësisë së shërbimit, në rritjen e eficiencës së financimeve, përmirësimit të tregut shëndetësor dhe në zhvillimin e politikave sociale.

Në tregun e lirë shëndetësor nëse është e ndaluar të ngasësh një biçikletë me një pasagjer shtesë, atëherë është e ndaluar të ngasësh një biçikletë me dy pasagjerë shtesë. P.sh. nëse një institucion financimet i merr nga kontributet direkte dhe nga taksimi i përgjithshëm nëpërmjet buxhetit të shtetit, ai për të realizuar rolin e blerjes së shërbimeve në tregun e lirë shëndetësor, si dhe për ta kontrolluar këtë treg, do t’i duhet të krijojë indekset e kostos së pajtueshmërisë së tregut shëndetësor. Në çdo rast indekset e kostos së shportës së shërbimeve në ekonominë e tregut shëndetësor duhet të jenë të larmishme në mënyrë që të krijojnë fleksibilitetin objektiv të ekonomisë së tregut.

P.sh. institucioni mund të financojë në bazë të numrit të të sëmurëve, të shpeshtësisë së sëmundshmërisë, të shërbimeve, të grupimit sipas diagnozave (DRG), parimit të përpjestueshmërisë, moshimit të popullatës sipas rajoneve, bazuar në parimin e solidaritetit social.

Konsumatori i tregut shëndetësor do të ketë mundësi të zgjedhë segmentin e tregut më të besueshëm për të duke krijuar në këtë mënyrë elementet e domosdoshme të funksionimit të tregut të shëndetit. Si rrjedhojë do të dominojë ekonomia e tregut, liria e individit, lëvizja e lirë e pacientit për të zgjedhur shërbimin shëndetësor që preferon, do të stimulohet konkurrenca, do të ulen kostot dhe do të rritet cilësia e shërbimit. Blerësi blen në këtë mënyrë shërbimin si nga spitalet publike, ashtu dhe nga ato private të konvencionuara, duke kompletuar në këtë mënyrë ekonominë e tregut shëndetësor.

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit me të njëjtën kosto do të përmirësojë mundësitë për politika sociale më cilësore. Një impakt të rëndësishëm do të ketë segmenti i tregut parësor, në këtë rast lind nevoja e transferimit të balancës së këtij targeti grup nga ambienti spitalor në ambientin jashtë spitalit, si pasojë e kësaj nevojitet ndërtimi i kapaciteteve dhe krijimi i mundësive për kujdes joakut në mënyrë që të trajtohen volume më të mëdha konsumatorësh të tregut, si dhe të përmirësohen mundësitë e personelit dhe menaxhuesve të segmentit të kujdesit parësor.

Për këtë arsye, mendoj se duhet vlerësuar roli i profesionistit të lirë, mjekut të familjes dhe specialistit të shërbimit ambulator, të kthehen në dy privatë të konvencionuar me sistemin e sigurimeve shëndetësore.

Mendoj se rasti për të nxitur intensitetin e konkurrencës dhe hyrjen e ofruesve të rinj është shumë i qartë për kujdesin parësor aktualisht, sepse ky është tregu ku konkurrenca ka premisa më të lehta hyrjeje e si rrjedhojë do të ketë impakt të menjëhershëm në treg. Kështu, mund të krijohet një fushë veprimi virtuoz duke rritur numrin e mjekëve të familjes, duke lejuar mjekë të përgjithshëm ose infermierë të certifikuar dhe të mirëtrajnuar të ofrojnë shërbime të kujdesit parësor.

Gjithashtu, mund të nxiten dhe të zgjerohen forma të reja të ofrimit të shërbimeve, si poliklinikat e specialiteteve, qendra ambulatorike kirurgjikale tip (ODS) “one day surgery” apo dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor nëpërmjet e-health, mobile-health etj.

Konkurrenca ka përfitime ekonomike vetëm në bazë të balancës ndërmjet ofertës dhe kërkesës. Në kujdesin mjekësor duket se ky ekuilibër në parim nuk ekziston për shkak të pozicionit të ofruesve dhe të mjekëve, sepse mjekët kanë “mandatin” të përcaktojnë procedurat diagnostikuese dhe të vendosin mbi terapitë që duhen ndjekur. Ky pozicion pak a shumë në dukje monopolist, u jep atyre një potencial ekonomik të madh për të ndikuar mbi kërkesën për shërbimet që ata ofrojnë por kjo përsëri varion në varësi të ambientit klinik.

Mjekët, klinicistët dhe drejtuesit do të jenë promotorët e implementimit dhe funksionimit të segmenteve të tregut të lirë shëndetësor. Rasti për të inkurajuar tregun e lirë të kujdesit parësor do të jetë fusha ku sistemi shëndetësor do të ketë përmirësime më të mëdha në lidhje me cilësinë dhe produktivitetin.

Pra, është koha që tregu i lirë i ekonomisë shëndetësore të ketë në fokusin e tij konkurrencën e lirë në kujdesin parësor, sepse ka mundësi të bëjë ndryshime të mëdha. Dum spiro, spero! (Deri kur të kem frymë, do të shpresoj)

2 Komente

  1. Doktoreshe, mungesa e misionit per te patur nje shendetsi konkurruese ne treg eshte rezultati i shendetesise qe perballemi sot. Aty ku vdes konkurenca, ku vdes deshira e mire per te bere pune te mira, ku vdes korrektesa, integriteti, profesionalizmi dhe ku mbizoteron babezia, hajduteria, militanti partiak, spiuni, i paafti, nuk mund te kete zhillim. Edhe pse ka akoma profesioniste qe e duan dhe kane tere mundesine per ta bere shendetesine publike por nuk po i le njeri te krijojne vizionin e shendetesise se lire ne treg.

  2. Mungon vizioni dhe misioni i funksionimit te nje tregu te lire shendetesor. Vendet perendimore jane fokusuar tashme ne teknologjine bashkekohore me kosto sa me te ulet per shendetesine e tyre, ndersa tek ne as qe behet fjale te flitet e jo me te realizohet. Kjo katrahure ka sjelle ndjeshem rritjen e mos deshires per pune e ndryshim ne mjekesi. Nuk behet fjale per konkurrence ne treg te lire apo per integritet e profesionalizem ne mjekesi,,,,,,

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here