Ekspertët: Ja 5 hapat që duhet të ndiqni për të jetuar më gjatë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Po sikur sekreti i jetëgjatësisë të fshihet në pesë hapa të thjeshtë?

Profesori i Shkollës Mjekësore të Harvardit, Sanjiv Chopra, mendon që është e mundur. Në librin  e tij të fundit “The Big Five”, dr. Chopra ka zbuluar disa zakone që nëse bëhen rutinë e njerëzve mund të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe t’u zgjasin jetën. Më poshtë do të gjeni 5 hapat që ai rekomandon të ndiqni për të jetuar më gjatë.hapa

Pini kafe

“Është me të vërtet një ilaç mrekulli”, tha dr. Chopra në një intervistë për revistën “Health”, ku përmendi studime të ndryshme që kishin zbuluar përfitimet shëndetësore të kafes. Këto studime kanë treguar se konsumuesit e kafes kanë më pak rrezik të vuajnë nga sëmundje të ndryshme, duke filluar nga diabeti i tipit 2, sëmundja  e Parkinsonit, e deri tek kanceri në mëlçi.

Një studim i vitit 2012, i publikuar tek “The New England Journal of Medicine”, ku u analizuan të dhënat mjekësore të 400 mijë njerëzve për një periudhë prej 14 vitesh, zbuloi se shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë ishte 15% më e ulët për femrat që konsumonin dy deri në 6 kafe në ditë, dhe 10% më pak për meshkujt që konsumonin të njëjtën sasi. Vetëm mos e pini atë shumë të nxehtë; Organizata Botërore e Shëndetit ka zbuluar së fundmi se konsumimi i pijeve shumë të nxehta mund të shkaktojë kancer të ezofagut. (lexo këtu)

Kryeni ushtrime fizike

“Të gjithë i dimë përfitimet e aktivitetit fizik, dhe e kemi vetë në dorë nëse duam të ushtrohemi ose jo”, shprehet dr. Chopra. Në librin e tij ai citon një kërkim afatgjatë të publikuar tek revista PLOS Medicine, ku është zbuluar se 150 minuta ecje në javë lidhen me zgjatje të jetës 3.5 deri në 4.5 vjet.

Merrni vitaminën D

Dr. Chopra rekomandon që të gjithë të rriturit të pyesin doktorin për një test të vitaminës D. Ai thekson në libër se gati 25% e amerikanëve kanë sasi të pamjaftueshme të vitaminës D. Mungesa e vitaminës D shkakton disa probleme në organizëm, si sëmundje në zemër, diabetin e tipit 2, sklerozën e shumëfishtë etj. (lexo më shumë këtu)

Hani fruta të thata

“Mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga kanceri i pankreasit, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe vdekjet e parakohshme vetëm me një grusht fruta të thata në ditë”, thotë dr. Chopra. Ai u referohet atyre si dyqane në miniaturë për ushqimet e shëndetshme”, duke qenë se frutat e thata ofrojnë gjithçka, duke filluar nga proteinat, acidet yndyrore omega 3, deri tek antioksiduesit si vitamina B dhe E, dhje mineralet e rëndësishme si seleni dhe magnezi. (lexo më shumë këtu)

 Meditoni

Njerëz në të gjithë botën e kanë praktikuar meditimin për mijëra vite, dhe kohët e fundit ka nisur edhe shkenca që të dokumentojë përfitimet e tij shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe uljen e stresit.

“Kjo ulje e stresit mund të jetë edhe arsyeja përse meditimi vazhdon të ketë efekte pozitive tek shëndeti në përgjithësi”, shkruan dr. Chopra në librin e tij, ku thkeson se stresi dhe humori i keq luajnë një rol të rëndësishëm tek pothuajse çdo lloj sëmundjeje.

“Nuk ka asnjë dyshim që meditimi ndikon tek shëndeti mendor dhe fizik, por nuk dihet akoma sa ndikim ka dhe si mund të përfitojmë nga ai”, shprehet dr. Chopra. Ai rekomandon që të meditoni të paktën 15 minuta dy herë në ditë dhe të merrni udhëzime nga një mësues me përvojë. (lexoni- Si ndikon meditimi në tru)

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar