Një grusht me arra në ditë ju shpëton nga një sëmundje vdekjeprurëse

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një grusht me arra në ditë mund t’ju ndihmojë të qëndroni larg sëmundjeve të zemrës dhe atyre që vijnë me kalimin e moshës. Një studim i fundit ka treguar se konsumimi i rregullt i arrave ul nivelin e kolesterolit.arra Arrat gjithashtu ulin rrezikun për të vuajtur nga sindroma metabolike, ku përfshihen sëmundje si tensioni i lartë i gjakut apo obeziteti, të cilat të dyja së bashku rrisin rrezikun për goditje në tru dhe sulm në zemër. Përveç kësaj, të gjitha këto sëmundje së bashku shkaktojnë shtim në peshë. Të gjitha frutat e thata janë të mira për shëndetin, megjithatë arrat përmbajnë më shumë acide yndyrore omega-3, vlera ushqyese këto shumë të rëndësishme për shëndetin.

Mjekët nga Klinika Spitalore në Barcelonë dhe Universiteti Loma Linda në Barcelonë matën nivelet e kolesterolit në më shumë se 700 meshkuj dhe femra të moshuar. Gjysma e tyre shtuan rreth 50 gramë arra  (gati një grusht) në dietën ushqimore, ndërsa gjysma tjetër hëngrën si zakonisht. Pas një viti, niveli i kolesterolit LDL (një nga format më të këqija për bllokimin e arterieve) ra tek personat që konsumuan arra.

Një studim tjetër ka treguar se arrat ndihmojnë edhe në ngadalësimin e rritjes së tumoreve të kancerit. Acidet yndyrore omega-3 tek arrat mund të reduktojnë inflamacionin në qelizat kanceroze të zorrëve. Përveç kësaj, ato zvogëlojnë furnizimin me gjak, duke ngadalësuar rritjen e tumorit.

Përfitimet shëndetësore të arrave nuk përfundojnë këtu. Arrat mbajnë edhe trurin të mprehtë dhe na mbrojnë nga degjenerimi makular që lidhet me moshën, një nga shkaktarët më të zakonshëm të verbërisë tek të moshuarit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës