Lakra është një nga perimet që konsumohet më shumë nga njerëzit, duke qenë se gatuhet lehtë dhe është shumë e mirë për shëndetin. Shumëllojshmëria e lakrës në treg arrin në më shumë se 100 lloje, por më popullore janë lakrat e bardha dhe të kuqe.
Të dyja këto lloj lakrash janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidues, megjithatë ekspertët e ushqimit preferojnë lakrat e kuqe. Ja disa nga arsyet:
Lakrat e kuqe përmbajnë më shumë vitaminë A
Nëse hani lakra të kuqe, ju do të merrni 10 herë më shumë vitaminë A se sa mund të merrni me lakrën jeshile. Me një filxhan me lakra të kuqe të copëtuara ju do të merrni 33% të vitaminës A, ndërsa me lakrën jeshile merrni vetëm 3%. Vitamina A tek lakra sjell këto përfitime shëndetësore:
- Forcon shikimin
- Mban lëkurën të shëndetshme
- Forcon sistemin imunitar
- Lufton stresin oksidativ
Më shumë vitaminë C
Lakra e kuqe gjithashtu përmban më shumë vitaminë C se lakra jeshile. Një filxhan me lakër të kuqe ka 51 mg vitaminë C, ndërsa lakra jeshile ka vetëm 37 mg. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin, pasi vepron si një antioksidues në trup. Vitamina C ndihmon gjithashtu në prodimit e kolagjenit, që është i mirë për rigjenerimin e lëkurës.
Më shumë hekur
Lakra e kuqe ka më shumë hekur se lakra jeshile (0.7 mg lakra e kuqe dhe 0.4 mg lakra jeshile). Hekuri është një pjesë e rëndësishme e mioglobinës, një proteinë e cila mban oksigjenin tek muskujt dhe zemra. Ka gjithashtu enzima dhe proteina që varen tek hekuri për të sintetizuar ADN-ën dhe prodhuar energji. Trupi juaj mund të luftojë gjithashtu viruset më mirë nëse ka mjaftueshëm hekur në trup.
Mund të luftojë më shumë sëmundje
Lakra jeshile dhe llojet e tjera ju mbajnë të shëndetshëm me lëndët e tyre të shumta ushqyese. Megjithatë, lakra e kuqe ka shumë antioksidues dhe ju mbron më shumë nga inflamacioni. Lakra e kuqe është ushqimi i duhur për njerëzit që vuajnë nga artriti, dhimbjet e kyçeve etj. Kjo perime l gjithashtu rrezikun për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri, si: i gjirit, mëlçisë, mushkërisë, vezores dhe zorrës së trashë.
Lakra e kuqe është gjithashtu më efikase në trajtimin e alergjive. Nëse duhet të rrisni sistemin imunitar, të luftoni ftohjen, temperaturën deh gripin, zgjidhni lakrën e kuqe në vend të lakrës jeshile. Lakrën e kuqe mund ta konsumoni edhe si lëng. Merrni 3-4 gjethe të lakrës dhe dy portokaj dhe i vendosni në një shtrydhëse. Nëse jeni diabetikë, përdorni dy molla jeshile në vend të portokajve.
Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Steth News


