Eleminoni celulitin me 10 lëvizje

celulit 111

Ja 10 këshilla të thjeshta që do të ndihmojnë çdo femër për të mbajtur nën kontroll celulitin.

  1. Përpiquni gjithnjë që të lëvizni, nuk ka rëndësi nëse në shtëpi apo palestër, nëse preferoni notin ose ecjen, e rëndësisshme është që t’i mbani këmbët gjithnjë në lëvizje.
  2. Përpiquni të fusni në ushqimet që konsumoni, ushqime që ndihmojnë në forcimin e kapilarëve, siç mund të jenë lëngu i gështenjave apo të Gotu Kola-s (lloj bime aziatike).
  3. Konsumoni të paktën 5 herë në javë fruta dhe perime të freskëta.
  4. Përpiquni të moderoni konsumimin e alkoolit dhe duhanit si dhe të pijeve të gazuara.
  5. Pini shumë ujë!
  6. Në mënyrë që të ndihmoni tonifikimin (forcimin) e lëkurës, konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë C dhe E, silic dhe zink.
  7. Brenda mundësive, evitoni të bëni dush me ujë shumë të nxehtë. Përpiquni që të laheni me ujë të vakët dhe të hidhni ujë të ftohtë tek pjesa e pasme dhe tek kofshët, në mënyrë që të ztimuloni qarkullimin në këtë zonë.
  8. Përdorni krema dhe vajëra kundër celulitit. Ndonëse mbi efekshmërinë e tyre nuk ka asgjë të qartë, një masazh i mirë me lëvizje të lefta, të thella dhe qarkulluese është një gjë tepër pozitive për trupin tuaj.
  9. Përdorni lëngun e farave të koperit që ndihmon në tharjen e lëngjeve të tepërta të akumuluara në zona delikate.
  10. Përpiquni të bëni një jetë të shëndetshme edhe në tavolinë, duke evituar konsumimin në mënyrë të tepruar të mishit të kuq.

 

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?