Kryefaqja Lifestyle Elhaid Cufi: Së shpejti do të vij me një libër!

Elhaid Cufi: Së shpejti do të vij me një libër!

0
Shpërndaje

Bisedoi: Elena Beta

“Buzëqesh që t’u tregosh dështimeve se ti je bregu ku fiken,
buzëqesh që t’i mësosh botës se humbjet e fitoret ti i ban,
buzëqesh që të dëshmosh se forca qëndron n’buzë jo n’krahë,
buzëqesh që t’jesh pasqyrë ku njerëzit shifen e korigjojn veten”.

”Më falni që hundët e mija nuk mbajnë erë punësh tuja, e që para duarve mbaj vetëm peshën e dëshirave të mija, e që supet i kam të ngarkum veç me hallet e mija, e që kohën jua kushtoj qëllimeve e s’e ve re kohën tuj që s’më duhet, më falni që dashnia më tepron edhe për ju që s’më doni, e që guxoj të mos i shkuli kambët prej rrugëve që du t’ju dal në fund.
Më falni që jetoj për andrrat e mija…”

Një shprehje e postuar prej tij në rrjetet sociale mjafton për të thithur shifra të konsiderueshme pëlqimesh e komentesh, nga të gjithë ata që e ndjekin dhe gjejnë veten tek vargjet e shkruara prej tij.

E meqenëse së fundi gjithçka po përqendrohet më shumë  rreth internetit dhe mediave sociale, ai ka gjetur një mënyrë shumë të mirë për të qenë sa më pranë lexuesve me shkrimet e tij. Elhaid Cufi, djali shkodran me një pasion të veçantë për të shkruarin, shumë i pëlqyer dhe i komentuar për stilin e të shkruarit numëron mbi 70 mijë ndjekës në faqen e tij në Facebook duke konfirmuar kështu se njerëzit e duan! Në një bisedë ekskluzive për gazetën “Shëndet +”, Elhaidi zbulon më shumë rreth vetes të tij, si ka lindur dashuria për të shkruarin. Ku e gjen ai frymëzimin dhe a do të vijë ai së shpejti me një libër? A do ta gjejmë ndonjëherë të shkruajë për shëndetin? Të gjitha këto mund t’i zbuloni në intervistën më poshtë…

Elhaid, si shkrimtar dhe tekst shkrues, nëse do të shkruaje për shëndetin çfarë do të frymëzonte?

Po ta dija se çfarë do më frymëzonte të shkruaja për shëndetin, nuk do kisha hezituar ta shkruaja. Por nuk e di. Frymëzimin nuk e di asnjëherë se ku rri. Frymëzimi nuk është si një burim që kur ke etje shkon e pi në të, ai i ka shkëndijat e veta kudo, duhet të jetojmë me zemër të hapur që ta ndjejmë jetën për të gjetur dhe frymëzimin.

Nga biseda që patëm më the se nuk bën kontrolle sistematike tek mjeku. Nëse do të duhej të vizitoheshe, do të preferoje spitalin shtetëror apo arë privat?

Jo, unë nuk jam i rregullt me vizitat mjekësore, por këtë nuk ua këshilloj njërzve të tjerë, nuk është shembull i mirë për tu ndjekur. Sa i përket spitalit se kë do zgjidhja, as shtetin s’do e refuzoja, nuk kam krejt eksperienca te dhimbshme në spitalin shtetëror që të zgjidhja pa e menduar privatin. Megjithatë, njeriu shkon dhe udhëve të mundësive.

Me shkrimet e tua ke vjedhur zemrat e një publiku të gjerë. Mjafton një vështrim i faqes tënde në Facebook dhe kuptohet impakti pozitiv që shkrimet e tua lenë në publik. Në çfarë këndvështrim e sheh ti këtë gjë?

Më vjen mirë që një pjesë e njerëzve që më lexojnë, apo më kanë lexuar për herë të parë, kanë marrë ato mesazhet pozitive që jam përpjekur t’ju sjell. Unë impaktin pozitiv që përcjell tek njerëzit, e shoh si ”obligim” që të shpërndaj sa më shumë dashuri, e që t’jua bëj ves dhe të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Një faqe me mbi 70 mijë ndjekës. Sa kohë të është dashur të mbledhësh rreth vetes kaq shumë njerëz që të duan?

Lidhur me faqen ne llogarinë Facebook kam 3 – 4 vite që jam aktiv, ndërsa në Instagram 1 vit e gjysmë. Dua t’i falënderoj të gjithë që më ndjekin çdo ditë.

Më fol pak për veten, si ka lindur dashuria për të shkruarin?

Të shkruaj për mua është dëshirë, dëshirë të zbus sadopak me butësinë e dashurisë ditët e ashpra nga realiteti, të gjithsecilit prej nesh. Dëshirë për të përcjellë një emocion, apo një ngushëllim për atë që ka nevojë. Pra dëshirë për të krijuar sado pak shpresë. Pra thamë, është më tepër pasion se profesion.

 “Të shkruash”, është pasion për ty apo profesion?

Dëshira për të shkruar nuk ka lindur në një ditë të caktuar, apo e kam vendosur unë kur kam thënë që, po, sot do shkruaj, ose do filloj sot të shkruaj. Dëshira për të shkruar ka nisur që në fëmijëri, por ka ardhur duke u zhvilluar e duke me bërë për vete me kohën.

Çfarë të frymëzon për krijimtarinë tënde?

Për shkrimet e mija në tërësi, më frymëzon dëshira për të jetuar. Më pëlqen të jetoj bashkë me njerëzit, me të vetmuarin me të dashuruarin, me atë që ka humbur rrugët, me atë që s’ka një shok, me atë që e ka, me atë që e kanë braktisur etj, etj… Dhe besimi në Zot më frymëzon shumë.

Të gjithë ata që të ndjekin çdo ditë dhe pëlqejnë stilin tënd të të shkruarit me siguri janë duke pritur që ti të nxjerrësh një libër. Mendon se mund të ndodhë së shpejti?

Duke punuar jam dhe për një libër, por një ditë fikse nuk mund t’jua jap, sepse kërkon shumë pune, ose më saktë i kam vendosur  vetes detyrim që të bëj shumë punë për të bërë. Shpresoj që t’ia dal ta lë lexuesin e kënaqur, dhe unë të mbetem i kënaqur nga përshtypjet e tij.

Cila është pika jote e dobët?

Pika ime e dobët, Nëna. Ashtu siç është dhe pika ime e ”shenjtë’ të themi.

Çfarë të frymëzon në jetë?

Në jetë siç jua thashë, më frymëzon gjithçka, dhe asgjë më shumë se besimi në Zotin e gjithësisë.

Një mesazh për të gjithë ata që të ndjekin çdo ditë

Shko atje ku zemra me zërin e ëndrrave të thërret… Po deshe të mbërrish diku në jetë./ Shendeti.com.al

 

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here