Ëmbëlsirë me biskota dhe banane

Me pak përbërës dhe në pak kohë ju mund të përgatisni këtë ëmbëlsirë me biskota dhe banane.

Përbërësit

  • 400 gr biskota
  • 250 ml qumësht
  • 300 ml pana
  • 2 banane
  • 200 gr çokollatë

biskota dhe bananePërgatitja e ëmbëlsirës

Fillojmë rrahim panën me mikser kuzhine. Më pas marrim biskotat të cilat duhet të jenë në formë katrore. I regjim pak me qumësht dhe vendosim një shtresë në tavë. Sipër biskotave vendosim një shtresë nga pana që rahëm. Presim bananet dhe vendosim një shtresë sipër.

Pasi kemi kompletuar shtresën e parë vazhdojmë përsëri duke vendosur biskota të regjura në qumësht.  Një shtresë tjetër pana dhe banane. Gjithashtu mund të hidhni disa copëza çokollatë. Vazhdojmë kështu dhe për dy shtresa të tjera, në fund hedhim edhe disa copëza çokollatë sipëer dhe ëmbëlsirën e vendosim në frigorifer për disa orë. E presim në copa dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin