Ëmbëlsirë me fruta dhe krem pastiçerie

Një recetë për ëmbëlsirë të freskët dhe të shijshme, tortë me fruta dhe krem pastiçerie e përshtatshme për çdo rast.

Përbërësit për ëmbëlsirë më fruta dhe krem pastiçerie

  • 300 gr brumë të shkrifët
  • 250 gr krem pastiçerie
  • 70 gr luleshtrydhe
  • 1 babane
  • 2 kivi
  • 1 portokall një mollë

Kek me frutaPërgatitja e ëmbëlsirës

Pasi kemi përgatitur brumin e shkrifët (brumë fjolla) e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 min. Ndërkohë vazhdojmë me përgatitjen e kremit të pastiçerisë. Pasi brumi ka pushuar, e marrim dhe e hapim në madhësinë e tavës pa përdorur miell shtesë. E shtrojmë në tavë dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë për reth 20 min.

Pasi është pjekur dhe është ftohur i shtojmë sipër kremin e pastiçerisë të ftohtë. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqen. Në hapin tjetër lajmë dhe qërojmë frutat. I presim në copa të vogla dhe i rendisim sipër ëmbëlsirës. Tek portokalli duhet të marrim vetëm pjesën e brendshme.

Sipas dëshirës për më shumë shkëlqim mund ta lyeni me xhelantinë ushqimore. Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin