Emocionet, ja si ndikojnë në shëndetin e zemrës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

zemreShëndeti i zemrës lidhet ngushtë me emocionet.Mjekësia Tradicionale Kineze na jep disa shpjegime të vlefshme lidhur me këtë marrëdhënie interesante dhe komplekse emocione-zemër.

Zemra është një ndër organet më të rëndësishme të trupit, që përgjigjet për aktivitetet e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, thuhet në librat klasike të Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Mjekësia moderne thotë se zemra është një organ muskulor që luan rolin e pompës për qarkullimin e gjakut në trup. Ajo realizon pompimin e gjakut në enët e gjakut nëpërmjet kontraksioneve të përsëritura ritmike.

Sipas studimeve mjekësore perëndimore, aktivitetet e zemrës zhvillohen kryesisht brenda trurit. Specialistët mjekësorë Li Sanhuan dhe Chen Baogui janë të mendimit se sipas teorisë së mjekësisë kineze, funksionet e zemrës përfshijnë jo vetëm pompimin e gjakut, por edhe rregullimin e aktiviteteve të sistemit nervor.

Mjekësia kineze e konsideron trupin e njeriut si një i tërë, ku organet e tij punojnë të lidhura me njëri-tjetrin, prandaj edhe lidhja emocione – zemër është me rëndësi të madhe.

Zemërimi i madh mund të shkaktojë ngritjen e shpejtë të tensionit të gjakut, si dhe humbjen e ndjenjave. Të gjitha teoritë kineze mbi përmirësimin e shëndetit theksojnë shmangien e 3 gjërave:

Shmangien e zemërimit të madh, shmangien e etjes dhe shmangien e dehjes.

Ngushëllimi i vetvetes. Jeta është e mbushur me gëzime dhe hidhërime me vështirësi të ndryshme, të cilat mund të shkaktojnë pikëllim, shqetësim, dhimbje, depresion etj. Duhet të përpiqeni të ngushëlloni vetveten. Duhet të kuptoni se errësira e natës sot simbolizon dritën e mëngjesit në të ardhmen. Pas kapërcimit të vështirësive vjen fitorja. Prandaj, duhet të jeni optimistë për vështirësitë e ndryshme.

Mosfokusimi i tepërt tek fakti i të qënurit sëmurë, pra zhvendosja e vëmëndjes në fusha të tjera. Shumë pacientë me probleme në zemër e mbajnë mendjen vetëm tek fakti që janë sëmurë, duke qënë gjithmonë të shqetësuar. Në fakt, pjesëmarrja në aktivitete në grup dhe leximi i librave, vajtja në kinema, dalja me miqtë, etj mund të lehtësojnë tensionin dhe stresin dhe mund të bëjnë që personi të harrojë dhimbjen, thotë Xu Guang specialist në mjekësinë kineze.

Burimi: stayhealthy/shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj