Epidemiologu Alimehmeti: Një person i vaksinuar që nuk është infektuar përpara, ka rrezik të ulët për sëmundje të rënda

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se një shtet që kalon në karantinë tani ka dështuar me procesin e imunizimit. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se të jesh pozitiv në tampon nuk do të thotë asgjë, por është shëndeti dhe sa është rrisku për tu shtruar në spital.

Sipas Alimehmetit, kur kemi një person të vaksinuar që nuk është infektuar përpara, rrisku që ai të ketë sëmundje të rëndë është shumë më i ulët.

“Unë do ta konsideroja që një shtet që kalon në karantinë tani, çfarëdo lloj shteti qoftë, është shtet që ka dështuar me procesin e imunizimit. Nga pikëpamja e Britanisë së Madhe ne duhet të ndalim numërimin e rasteve të reja se janë të imunizuar. Nga ana mjekësore të jesh pozitiv në tampon mua nuk më thotë asgjë. Pra, si je me shëndet, sa është rrisku për tu shtruar në spital.

Kur kemi një person të vaksinuar që nuk është infektuar përpara, rrisku që ai të ketë sëmundje të rëndë është shumë më i ulët. Nga krahu tjetër, fiton imutetin natyror nga infektimi me virusin. Edhe tani ky person merr imunitetin më të gjerë të mundshëm, duke minimizuar kostot”. /abcnews.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?