Eutanazia, a justifikohet?

Eutanazia mjekësore induktohet për të sjellë një vdekje të butë, dinjitoze, pa dhimbje tek të sëmurët e prekur nga sëmundje të pashërueshme, ku ekspertët e fushës përkatëse e kanë thënë fjalën e tyre

Përgatiti: Dr. Med. Ndue NIKAJ

Eutanazia (vdekje e butë, dinjitoze) si fjalë vjen nga greqishtja: Eu= e mirë, e ëmbël, dinjitoze dhe thanatos = vdekje. Për herë të parë u përdor në shekullin XIX dhe sot nënkupton “përdorimin e proceseve (mjeteve) për shpejtimin ose shkaktimin e vdekjes tek një i sëmurë në fazën e Eutanaziafundit të sëmundjeve të pashërueshme (si kancer, sëmundje degjenerative të trurit etj), si dhe për çdo motiv të karakterit etik”. Pra, tregon për çdo mjet veprimi që e bën vdekjen jo të dhimbshme në rastin e një patologjie me prognozë të pashpresë dhe që shoqërohet me dhimbje a vuajtje e torturuese të padurueshme.

Ky është një problem moral i vështirë për t’u zgjidhur si në planin individual, ashtu edhe në atë sociopsikologjik. Është një akt i imponuar nga dhembshuria dhe mëshira ndaj një personi që duam, por që vuan në mënyrë torturuese. Megjithatë, nuk duhet të ngatërrohet me forma të tjera si:

– Eutanazia eugenica – që ka tendencë të zhdukë element mbartës të ndonjë sëmundje të bashkëlindur.

– Eutanazia utilitare – për të eleminuar personat që i bëhen barrë shoqërisë si invalid, të moshuar etj.

– Eutanazia kriminale për të eleminuar elementët e rrezikshëm (kriminal) të shoqërisë

Natyrisht këto lloj eutanazish janë të kundërshtueshme nga të gjithë se bie ndesh me principet bazë të të drejtave të njeriut.

Në përgjithësi, eutanazia mjekësore induktohet për të sjellë një vdekje të butë, dinjitoze, pa dhimbje tek të sëmurët e prekur nga sëmundje të pashërueshme, ku ekspertët e fushës përkatëse e kanë thënë fjalën e tyre dhe tani në fazën e fundit të jetës (stadin terminal) është vendosur një prognozë nga një konsultë të paktën nga dy mjekë ekspertë dhe këtë e dëshiron dhe vetë pacienti, duke qenë i përgjegjshëm ose duke miratuar një deklaratë noterale të mirëfilltë për fundin e jetës së tij.

Në fakt, eutanazia trajtohet e lidhur ngushtë me elementet e mëposhtme:

1) Faktor subjektiv, mëshira ndaj të sëmurit që vuan për ta çliruar nga ky kusht.

2) Faktor objektiv, duke qenë një sëmundje e pakurueshme, ku nuk ka asnjë terapi veç atyre lehtësuese, e cila do të çojë pashmangësisht në vdekje, veçse për këtë duhet pritur një fazë e gjatë agonie me vuajtje pa fund e pa durim; prandaj përdoret eutanazia, që të ndërpriten vuajtjet e mëtejshme.

3) Momenti i ekzekutimit: përdorimi i mjeteve realizuese të eutanazisë (vdekjes pa dhimbje) dhe të shpejtë. Sot tek ne kjo metodë si në shumë vende të botës nuk kryhet dhe realizimi i saj bie ndesh me Kodin Penal. Neni 20 i kodit tonë deontologjik e ndalon dhe vlerësohet si “vrasje me dashje”.

(Materialin e plotë mund ta lexoni në numrin 14-30 prill 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?
Kur sëmundjes nuk i japim si terapi ilaçin, por betonin
Si 2025 mund të jetë një vit kyç përparimi për industrinë farmaceutike
Hulumtimet e fundit mbi viruset duhet të ngrenë alarmin, shkencëtarët po na vënë në rrezik
Çfarë është mjekësia e personalizuar?
Nuk ka diskutim: dhuna ndikon në shëndet dhe mirëqenie
Sistemi shëndetësor/ Rama si macja që fajson minjtë pse hëngrën djathin, dhe nginjet me të tërën
Mjeku Aliahmeti: Oksid etileni në akullore do të thotë të helmosh me duart e tua fëmijët!