Fakte interesante për vitaminën  A

Nga Altin Joka

Nutricionist

-Pro-vitamina  A, duke përfshirë alfa-karotenin, beta-karotenin dhe beta-kriptoksantinën, përmisojnë përthithjen e hekurit jo hem, prandaj këto ushqime shpesh ja rekomandoj anemikeve dhe rezultati duket shpejt.

Nga ana tjetër: Mungesa e vitaminës A ul marrjen e jodit dhe ndikon në metabolizmin e tiroides. Përsëri këtu sa dietat pasurohen me këtë vitaminë, shikojmë përmisime të tiroides.

✅Por:  Vitamina A kërkon zink për thithjen dhe përdorimin e duhur,shpesh njerëzit e konsumojnë dhe përsëri s’kanë efekt. Ndaj Zinku është thelbësor për përthithjen e vitaminës A.

✅Por Teprica e vitaminës A ndërhyn në përthithjen e vitaminës K.

✅Dhe  mund të ulin nivelet serike të vitaminës E.

✅Nivelet e larta të vitaminës A ulin marrjen e përthithjen e vitaminës D me 30 për qind dhe shpesh bëhet toksike.

✅ Por por por është Vitamina C që redukton toksicitetin e mbidozës së vitaminës A.

✅Pra kujdes mos bini nga shiu ne breshër..as shumë ..as pak Vitaminë A.

Ndaj këshilla: Mos merrni suplemente me vitamina A dhe mos harroni ,Vitaminat bashkëpunojnë me njëra-tjetren në përthithjen,ose largimin e njëra-tjetrës.

Merrini aq sa duhet dhe të kombinuara dhe normalisht nëpërmjet ushqimit.

Si përfundim mos bëni me kokën tuaj por drejtohuni tek dikush që ka dije te thella në këte fushë dhe pothuaj fare vitamina e suplemente, pasi nqs ato do zgjidheshin  sëmundjet dhe shqetësimet me suplementet, me aq konsum sa njerëzimi është marrosur pas tyre, nuk do kishim këtë shkallë në rritje të sëmundjeve, por ulje të tyre.

 

Postime të ngjashme

Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj
Gjendja e këmbëve tregon për probleme shëndetësore, paralajmëron eksperti
"Ne fituam një fëmijë"
Epidural për dhimbjet e shpinës (të mirat dhe të këqijat)
A mund të dëmtojë marrja në dozë të lartë e Niacinës zemrën tuaj?
Çfarë duhet të dini për zhurmën në vesh