Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi
Çdo grup gjaku ka karakteristikat e tij të cilat mund të ndikojnë në rënie peshe, sëmundje të caktuara, madje edhe në karakterin e një njeriu. Duke ditur karakteristikat e grupit tuaj të gjakut ju mund të tregoheni më të kujdesshëm për sëmundje të caktuara që prekin grupe gjaku të caktuara dhe mund të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithashëm.
Ja faktet që duhet të dini në lidhje me grupin tuaj të gjakut:
Grupi i gjakut dhe dobësimi: në varësi të grupit të gjakut ju duhet të zgjidhni ushqimet që ju ndihmojnë të dobësoheni. Kështu grupi 0 këshillohet të konsumojë ushqime të pasura me proteina si mish apo peshk. Grupi A rekomandohet të konsumojë më pak mish dhe më shumë perime. Grupi B rekomandohet të hajë më shumë mish të kuq sesa mish të bardhë. Grupi AB rekomandohet të hajë më shumë fruta deti dhe peshk.
Grupi i gjakut dhe sëmundjet: grupe të caktuara gjaku janë më rezistente ndaj disa sëmundjeve dhe më shumë të prirur ndaj të tjerave. Duke ditur grupin e gjakut ju do të jeni në gjendje të parandaloni sëmundjet që rrezikojnë të ju prekin.
Grupi i gjakut dhe personaliteti: mendohet se grupi i gjakut ndikon shumë edhe në përsonalitetin e një njeriu. Kështu njerëzit me grupin e gjakut 0 janë më krijues, të komunikueshëm dhe më të sigurtë në vetvete. Njerëzit me grupin e gjakut A janë më të qetë dhe të besueshëm. Njerëzit me grupin e gjakut B janë me besime të forta e të pavarura. Njerëzit me grupin e gjakut AB priren të jenë më të kujdesshëm e të duruar.
Grupi i gjakut dhe mundësitë e shtatzanisë: sipas studimeve thuhet se femrat me grupin e gjakut AB e kanë më të lehtë për të mbetur shtatzënë se gratë me grupet e tjera të gjakut.
Grupi i gjakut dhe stresi: grupi i gjakut ndikon në aftësinë për të menaxhuar stresin gjithashtu. Personat që nuk mund të menaxhojnë mirë stresin janë ata që kanë grupin e gjakut 0 dhe A.
Grupi i gjakut dhe martesa: sipas studimeve shkencore thuhet se disa grupe gjaku nuk duhet të përzihen me njëra – tjetrën. Për shembull, grupi A dhe B nuk duhet të përzihen me njëri tjetrin. Gjithashtu faktori RH duhet të merret në konsideratë, në mënyrë që RH- mos të përzihet me RH+.
Grupi i gjakut dhe transfuzioni: duhet të keni parasysh që në raste emergjence grupi i gjakut 0- është më i vështirë për t’u gjendur.
Burimi: Choose Healthy Life


