Faktorët që shtojnë rrezikun për osteoporozë

Për gazetën “Shëndet+”: Lumturi Mërkuri

Disa faktorë duket se shtojnë rrezikun për osteoporozë. Gjinia apo mosha nuk mund të ndryshohen, ndërsa faktorë të tjerë (pirja e duhanit, alkolit, dieta e mangët me kalcium dhe vitamin D, mungesa e aktivitetit fizik, etj) janë të lidhur me stilin e jetës dhe mund të modifikohen.

osteoporozaFaktorë rreziku të pandryshueshëm

  • Mosha-humbja e indit kockor në përgjithësi fillon pas moshës 40-50 vjeç, atëhere kur organizmi ynë nuk është në gjendje të zëvendësojë indin kockor me të njëjtin ritëm me të cilin e humbet atë. Kështu me rritjen e moshës rreziku për osteoporozë rritet.
  • Gjinia–gratë, në mënyrë të veçantë mbas menopauzës, janë më të rrezikuara për osteoporozë. Ndryshimet hormonale të cilat ndodhin në menopauzë janë një nga arsyet pse femrat janë në rrezik më të lartë për osteoporozë sesa meshkujt.
  • Histori familjare-familjarë të afërt, sidomos prindërit me osteoporozë ose thyerje që rezultojnë pas një goditjeje apo rënieje fare të vogël tregojnë rrezik për osteoporozë.
  • Një frakturë e mëparshme-fare pa shkak rrit rrezikun për një frakturë tjetër gati 2 herë.
  • Menopauza-gratë në menopauzë duhet të jenë më vigjilente për shëndetin e kockave të tyre.
  • Hypogonadizmi te meshkujt-ashtu si deficiti i hormoneve estrogen te femrat në menopauzë, deficienca e androgeneve te meshkujt rrit rrezikun për osteoporozë.
  • Përdorimi për një kohë të gjatë i disa medikamenteve si kortizonikë, hormone të tiroides, atiepileptik, citostatikë etj.
  • Artriti reumatoid dhe disa sëmundje kronike si malabsorbimi, sëmundjet kronike të mëlçisë, hipertiroidizmi etj.

Megjithëse faktorët e mësipërm nuk mund të ndryshohen, njerëzit duhet të jenë në dijeni të tyre në mënyrë që të marrin masa për të reduktuar humbjen e masës kockore sa më shpejt të jetë e mundur.

Faktorë rreziku të modifikueshëm

Disa prej faktorëve të rrezikut për osteoporozën mund të mbahen nën kontroll, pra janë të modifikueshëm. Kjo do të thotë se çdo njeri mund të reduktojë impaktin e këtyre faktorëve për osteoporozë dhe fraktura.

Këta faktorë përfshijnë:

  • Konsumin e lartë të alkoolit– njerëzit që pijnë më shumë se 2 njësi në ditë alkool, rrisin deri 40% rrezikun për frakturë nga osteoporoza.
  • Pirjen e duhanit-studimet tregojnë se ata që pinë duhan janë më të rrezikua se ata që nuk pinë.
  • Indeksin e ulët trupor (IMB< 19-20kg/m2) që lidhet me humbjen e masës kockore dhe rritjen e rrezikut për fraktura.
  • Ushqyerjen e varfër me kalcium dhe proteina– një dietë e ulët në kalcium dhe proteina rrit rrezikun për osteoporozë.
  • Marrjen e paktë/deficiti në vitaminë D-vitamina D është esenciale sepse ndihmon në përthithjen e kalciumit në gjak.
  • Aktivitetin e paktë fizik-personat që bëjnë jetë sedentare kanë më tepër mundësi për fraktura se të tjerë. P.sh. femrat të cilat rrinë ulur për më tepër se 9 orë në ditë, kanë 50% më tepër mundësi për fraktura të legenit se ato që rrinë ulur më pak se 6 orë.

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual