“Falë Zotit, djali është mirë”, Noah 3-vjeçar mposht kancerin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Prindërit e Noah 3-vjeçar thyejnë më në fund heshtjen duke na zbuluar që djali është në gjendje të mirë shëndetësore, pas një lufte të ashpër me kancerin.

“Falë Zotit, djali është mirë” deklaroi sot bashkëshortja e këngëtarit Michael Buble, aktorja Luisana Lopilato, gjatë një konferencë për shtyp.

3-vjeçari u diagnostikua me kancer në mëlçi nëntorin e kaluar. Fatmirësisht djali arriti ta mposhtë këtë sëmundje pas një trajtimi të marrë në Los Anxhelos.

Në një konferencë për shtyp, aktorja 29-vjeçare u shpreh: “Falë Zotit, djali është mirë. Kur të ndodhin gjëra të tilla, duhet t’i përballosh. Na ndodhi edhe ne. Tani e vlerësojë jetën me shumë se kurrë”.

“Dua të falënderojë njerëzit për mbështetjen e tyre, për lutjet dhe dashurinë që na kanë dhënë. Dua t’iu them se na kanë ndihmuar shumë që të përballojmë dhimbjet”.

“Shërimi i djalit është një proces i gjatë, siç mund ta dini, prandaj duhet të bëjë kontrolle të vazhdueshme. Megjithatë jemi shumë të lumtur”.

Burimi: Cosmopolitan / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet